TIRANE — Protesta më e madhe e PD-së do të bëhet ditën e premte përpara kryeministrisë. Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PD-së, Basha i kërkoi të gjitha strukturave të Partisë Demokratike që të japin kontributin maksimal në mbledhjen e sa më shumë personave për në mitingun e PD-ë.
“Kërkoj sot nga secili prej jush, sikurse kërkoj nga gjithë strukturat dhe koordinatorët e PD, nga të zgjedhurit në detyrë dhe zgjedhurit e rinj, maksimumin e përpjekjeve për të zhvilluar të premten në Tiranë një nga protestat më madhështoret që ka njohur demokracia. Qytet më qytet, lagje më lagje, fshat më fshat, derë më derë, kokë më kokë me njerëzit, për t’u thënë tonat, pse jemi kaq të shqetësuar dhe pse kemi dalë me këtë zgjidhje, për të dëgjuar të tyret dhe për tu përbashkuar në veprimin, për aksionin, për protestën sot, për zgjidhjen e këtij halli të madh që po pllakos vendin”,- tha Basha në mbledhjen e grupit të PD së.
Mbledhja e djeshme nisi me 20 minuta vonesë pasi ish-kryeministri Berisha nuk kishte ardhur ende. Basha së bashku me deputetët e tjerë të PD-së ishin mbledhur në sallën ku zhvillohet mbledhja e grupit ndërsa Berisha nuk kishte ardhur ende dhe për këtë gjë, mbledhja nuk mund të fillonte. Pasi Berisha u fut në seli, Basha hapi mbledhjen ku dha edhe deklaratat e tij për protestën.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com