TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha priti sot nënkampionin e botës dhe kampionin e Europës në karate, versioni shotokan, 15 vjeçarin Bekim Basha dhe trainerin e tij.
Në fjalën e tij, Basha shprehu kënaqësinë që shumë prej sportistëve të sport-klub “Tirana” kanë ngritur lart flamurin shqiptar në kompeticione ndërkombëtare, duke u shpallur kampionë Europe e bote.
Kryetari i Bashkisë, u shpreh se “rezultatet e jashtëzakonshme të të rinjve, mes të cilëve dhe Bekim Basha janë garanci, për të ardhmen e sportit dhe përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë edhe në të ardhmen.”
“Bashkia e Tiranës, do të vazhdojë t’u kushtojë vëmendje të veçantë trajtimit të sportistëve dhe ambienteve të tyre të stërvitjes.” tha Basha
Në këtë kuadër, kryebashkiaku Basha bëri të ditur nisjen e menjëhershme të punës për përmirësimin e ambienteve sportive në të cilat stërviten edhe karateistët.
Krahas shpërblimeve për kampionët e tjerë të Europës dhe botës, Basha bëri të ditur se do t’i propozojë Këshillit Bashkiak dhënien e një shpërblimi të veçantë dhe për nënkampionin e botës dhe kampionin e Europës në karate, Bekim Basha.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com