TIRANË - Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha është takuar sot me anëtarët e bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve dhe kryetarin e tij, Michael Granoff.  Shtrirja e bashkëpunimit në fusha me interes të veçantë për Bashkinë e Tiranës, si nxitja e zhvillimit ekonomik dhe mundësive për punësim kanë qenë në qendër të bisedës.

Kreu i Bashkisë ka bërë një prezantim të hapave të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës në këtë drejtim, si përmirësimi i klimës së biznesit, reduktimi i barrës fiskale dhe fondi i garancive për të mbështetur të rinjtë deri në moshën 35 vjeç, që duan të nisin një biznes apo të forcojnë atë ekzistues.  

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)