Basha: Prioritet shtimi i gjelbërimit
do mbillen 4 mijë pemë këtë sezon
Kreu i Bashkisë së Tiranës ka çelur sot sezonin e mbjelljes së pemëve. Për këtë sezon, Bashkia e Tiranës ka planifikuar të mbjellë rreth 4 mijë pemë dhe drurë dekorativë në gjithë qytetin. Sot u mbollën 390 pemë në parkun e Liqenit Artificial.
TIRANE- Kreu i Bashkisë së Tiranës ka çelur sot sezonin e mbjelljes së pemëve. Për këtë sezon, Bashkia e Tiranës ka planifikuar të mbjellë rreth 4 mijë pemë dhe drurë dekorativë në gjithë qytetin. Gjatë aktivitetit për mbjelljen e 390 pemëve të dhuruara nga “Raiffeisen Bank” në parkun e Liqenit Artificial, Basha tha se shtimi i gjelbërimit në Tiranë është domosdoshmëri.
“Sot, dua t’u raportoj me kënaqësi qytetarëve të Tiranës, që pak më shumë se dy vjet nga nisja e administratës sime, në qytet janë mbjellë plot 25 mijë pemë dhe dru të rinj dekorativë, nga të cilët 12 500 janë pemë dekorative anembanë qytetit. Jemi në rrugë të mbarë për të përmbushur premtimet tona. Puna do të vijojë me ritme të larta. Vetëm në arteriet e reja të qytetit, siç është bulevardi i ri dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës do të shtohen qindra, mijëra metra katrorë gjelbërim dhe dhjetëra mijë drurë dekorativë, pemë që do të bëjnë të mundur pikë së pari një ambient më të shëndetshëm, cilësi ajri më të mirë por edhe hapësira më të përshtatshme për të kaluar kohën e lirë, për ta bërë kështu qytetin tonë përmes këtyre veprave, hap pas hapi një qytet ku jetohet më mirë, punohet dhe shijohet më mirë koha e lirë për të gjithë e në veçanti për brezin e ri” - deklaroi kryebashkiaku Basha.
Ndërkaq, përfaqësuesi i “Raiffeisen Bank”, Christian Canacaris ka garantuar mbështetje sa i përket projekteve që Bashkia e Tiranës ka, lidhur me gjelbërimin në kryeqytet.
“Ne jemi vërtet të kënaqur që jemi ndër kompanitë e para që i jemi përgjigjur thirrjes së z. Basha për mbjelljen e pemëve të reja dhe shtimin e hapësirave të gjelbra në Tiranë. Ne do të vijojmë të japim mbështetjen tonë për të gjithë projektet që kanë të bëjnë me gjelbërimin dhe gjithashtu presim më shumë projekte nga kryebashkiaku për vitin tjetër”, tha Canacaris.
Krytari i Bashkisë së Tiranës, ftoi edhe kompani e biznesve të tjera për t’iu bashkuar kësaj nisme për shtimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytet.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
82.6%
-
Jo
13.5%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 431
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
Paris Hilton tregon shtëpinë e saj të djegur nga zjarret në Los Anxhelos: Është shkatërruese të shohësh vetëm hirin (VIDEO)
10 Janar, 12:54
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
I akuzuar për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri/ SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
10 Janar, 12:50
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49
-
'Refuzon të stërvitet', Myrto Uzuni s'ia përton trajnerit të Granadas: Shpejt do dëgjoni pjesën tjetër të historisë
10 Janar, 12:46
-
Faktorët e riskut shtrenjtojnë sigurimin e makinave, por ‘Bonus-malus’ nuk po zbatohet! Eksperti: Historiku i aksidenteve nga 1 janari 2025
10 Janar, 12:38
-
Meriton Mjekiqi konfirmon për herë të parë ndarjen me Ilnisa Agollin: Aludimet janë 100% të vërteta
10 Janar, 12:27
-
Revani me miell misri me sherbet nga zonja Albana
10 Janar, 12:24
-
Inflacioni në muajin dhjetor 2.1%, shtrenjtimi i çmimeve dominon rritjen e kostove të jetesës! INSTAT: Krahasuar me 2023, inflacioni u ul nga 4.8% në 2.2% për 2024-ën
10 Janar, 12:19
-
Kek me mollë dhe kumbulla nga zonja Albana
10 Janar, 12:12
-
Spikat Vllaznia - Tirana, Superliga luan sot tre ndeshjet e para për vitin 2025
10 Janar, 12:09