Basha 'Pro' zgjatjes së mandatit të prokurorëve dhe kreut të SPAK

Lulzim Basha në konferencë me gazetarët u shpreh se ai dhe PD-ja nuk kanë asnjë informacion për grupin e punës në Kuvend për paketën e reformës në drejtësi dhe shtoi se nuk bëhet pjesë e saj nëse është në kurriz të Partisë Demokratike.

'PD nuk ka asnjë informacion ata që janë emëruar në shtator 2022 si pjesë e atij grupi. PD është jashtë këtij procesi. Është e papranueshme çdo akt që bëhet prapa shpinës së PD-së. Ça do që të gatuajnë është jashtë informimit dhe njohurive dhe aprovimit të PD-së. PD nuk është pjesë e saj, kemi gjithë arsyet të shohim me dyshim të madh. Paskan bërë diçka që ekspertët perëndimorë e kanë refuzuar.', tha Basha.

Sakaq, Basha foli edhe për zgjatjen e mandatit të prokurorëv dhe kreut të SPAK duke qenë dakord me një propozim të tillë.

'E para për mandatin e prokurorëve nuk ka nevojë të ulesh me PS, është ndryshim i thjeshtë në kushtetutë. Nëse përdoret si vegël për llogari të PS është manovër e ulët. Ne i bëjmë propozime dhe i publikojmë dhe i çojmë në parlament. Në paketën që kemi çuar janë të gjitha propozimet që mbështesin SPAK. Dhe nëse kanë vullnet të ndryshojnë mandatin jemi të hapur, ky është një ndryshim mekanik kushtetues. Nëse duan ta përdorin si çengel për të tjera gjëra, atëherë derën e kanë të mbyllur', shtoi kreu i PD-së.

Sa i përket amnistisë, ai theksoi se disa deputetë të grupit të tij si Oriela Nebiaj apo Eralda Tase Bano votuan pro edhe pa e ditur se paketa do të lironte të korruptuarit subjektë të SPAK dhe GJKKO dhe jo protestuesit.

'E para punës, grupi parlamentar ka shumë deputetë që e votuan, grupi zyrtar dhe ajo që thashë këtu qëndron. I bëj thirrje të distancnohen. Është në detyrën e tyre që të njoftojnë demokratët nëse vota e tyre është marrë me pretendime fallco. Shumica e tyre kanë thënë se nuk e kanë ditur që vota e tyre do të lironte të korruptuar dhe nuk do jepte amnisti për protestues. Nuk dua të diferencoj deputet, ka deputetë që kanë ardhur dhe kanë thënë e kemi bërë gabim i kam thënë ta thonë publikisht', theksoi Basha.


Lajmi kryesor:

Amnistia, Basha: ‘Atentat’ ndaj drejtësisë, liruan të korruptuarit! Manja u kap me presh në duar duke gënjyer! Meta? Kartë e djegur


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion