Amnistia, Basha: ‘Atentat’ ndaj drejtësisë, liruan të korruptuarit! Manja u kap me presh në duar duke gënjyer! Meta? Kartë e djegur

Lulzim Basha e sheh debatin e ngritur për amnistinë penale një fitore politike të Partisë Demokratike, e për këtë arsye ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja i përsëriti akuzën se përmes saj, drejtësisë iu bë një atentat.

“Asnjë gjë më pak se një atentat, nuk është bërë me eksploziv, karikator, por me një akt politik, edhe me deputetë me mandat opozitar."

"Autori i amnistisë së korruptuarve shkon dhe jep leksion SPAK si duhet luftuar korrupsioni. Qeveria ka rënë moralisht. E urdhëron administratën të hesht dhe kërcënon me largim nga puna nëse denoncon punonjësit e tyre. Është e qartë se këtu hipokrizia ka arritur në majat të larta të mjerueshme.

Ndaj i vetëdijshëm për pengesat që po i vihen mbi dhe nën rrogoz e pafalshme që një person që duhet të jap llogari pse gënjeu shqiptarët kur tha se nuk ka përfitues nga amnistia të dënuar nga GJKKO , si ka mundësi që ky person të jap leksion SPAK për luftën ndaj korrupsionit.', tha Basha.

Ministrit Manja, që vetëm pak minuta përpara konferencës së kryedemokratit zhvillonte një takim me drejtuesit e lartë të drejtësisë, i replikoi në distancë për interpelancën që pritet të mbahet të enjten e ardhshme për amnistimin e të dënuarve nga GJKKO.

“Tek SPAK u thotë luftoni korrupsionin, kur i ka liruar më një pazar të ndyrë dhe nëse e paskam gabim unë pse do presë deri të enjten.”

Për propozimin për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK, Basha thotë se vota pro e PD do të jepet, por jo qorrazi. Kartoni jeshil do të ngrihet vetëm nëse PD bindet se nuk do të përdoret si pretekst për të prekur kushtetutën. 

“Nëse do përdoret si vegël, do ta refuzojmë, nëse duan këtë, jemi të hapur ta bëjmë, nëse duan ta përdorin si cengel për të tjera gjëra, te PD e kanë derën e mbyllur”.

Edhe lajmet në media se grupi i punës në Kuvend e kanë alarmuar kryedemokratin. Ai thotë se do të njoftojë ndërkombëtarët se PD është jashtë kësaj lëvizjeje.

Në një komunikim dhe konsultim dhe me kryetarin e kaluar të PD, ky grup u ngrit në 2020. Ai grup nuk përfaqëson më grupin zyrtar të PD. Ne do t’ia komunikojmë këtë zyrtarisht dhe Obdat dhe Euralius, se PD është jashtë këtij procesi dhe se është e papranueshme. Çdo akt dhe veprim që bëhet pas shpinës sonë, se di do ta zgjidhim, këto janë çështje teknike. Çfarëdo që të gatuajnë është jashtë informimit dhe aprovimit të PD. 

Në konferencën për mediat, kryedemokrati refuzoi të jepte një koment për akuzat e Ilir Metës, që Lulzim Basha duket se nuk e ka më në optikë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:50
Veliaj në SPAK, Basha: Prokuroria të hetojë pa presion, aferës duhet t’i shkohet deri në fund

 

Lulzim Basha ka komentuar në një konferencë për mediat paraqitjen e kryebashkiakut Erion veliaj në SPAK për inceneratorin e Tiranës. Basha tha se SPAK duhet të hetojë pa presion dhe t’i shkojë kësaj afere deri në fund.

"Kur dikush është në SPAK për korrupsion, siç është Erion Veliaj i denoncuar nga unë personalisht dhe PD, të marrësh flamurin pasi ka shkuar në SPAK më duket pak shije e keqe. SPAK duhet të hetojë pa presion dhe pa u dukur sikur ka presion dhe interes polik. Interesi i PD nuk është hakmarrja ndaj Veliajt, por është drejtësia për qytetarët shqiptarë, ku po e trajtojnë tiraninë si lavatriçe ta parave të pista të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Veliaj i cili siç e thatë vetë, që deklaroi se kishte shkuar si koleg i hetuesve, zbuloi se në çfarë gjendje mendore ndodhet ai. Një hetim që shkon deri në fund tregon qartë se nuk mund të vepronin pa bekimin dhe përfitimin e Veliajt”, tha Basha.

Ora 11:42
Basha: Meta kartë e djegur, nuk harxhoj kohë me të dhe mashat e tij

 

Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur sulmeve të Ilir Metës, i cili në një dalje publike tha se Basha njihet nga vëllai dhe kunati i tij. Basha zgjodhi të përgjigjet shkurt duke thënë se Meta është kartë e djegur dhe nuk harxhon më kohë me të dhe mashat e tij.

“Nuk merrem më me zotin Meta dhe mashat e tij. Është harxhim kohe. Punën e kemi me Ramën e Veliajn, Meta është kartë e djegur”, tha Basha.

Ora 11:39
Amnistia, Basha: Manja u kap me presh në duar duke gënjyer! Bën hipokrizi, i jep mend SPAK si të luftojë korrupsionin dhe bënë Pazar me amnistinë

 

Kreu i PD, Lulzim Basha ka ironizuar takimin e sotëm të ministrit Ulsi Manja ku prezantoi rekomandimet e Këshillit të Ministrave për Prokurorinë dhe SPAK. Basha tha se Manja po bën hipokrizi ku shkon i thotë SPAK që të luftojë korrupsionin, ndërkohë që liruan të korruptuarit me amnistinë penale.

Ndërkohë, sa i takon deklaratës së Manjës se të enjten do i japë përgjigjet për amnistinë në interpelancën e kërkuar nga PD. Basha tha për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku se Manja është “kapur me presh në duar duke gënjyer”.

Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku: A është amnistia penale duke u përdorur politikisht nga Lulzim Basha dhe duke u ‘tundur’ si një flamur i një fitoreje politike të Bashës më shumë se një shqetësim? Manja paralajmëroi që të enjten do iu japë përgjigje shteruese për pyetjet që keni. A po përdoret politikisht kjo çështje?

Lulzim Basha: Pse Manja pret deri të enjten nëse i ka përgjigjet, se është kapur me presh në duar, duke gënjyer. Manja nuk ka gënjyer nga halli se i ndodhi kjo papritur. Manaj ka planifikuar lirimin e dhjetëra deri në 100 të dënuar për korrupsion nga GJKKO siç është bërë publike nga kolegët tuaj, ne kemi kërkuar informacion me emër dhe mbiemër ata që kanë përfituar nga amnistia në kushte kur kanë qenë të dënuar nga GJKKO për korrupsionin. Sapo ti kemi këto të dhëna do i ndajmë me ju. Kolegët tuaj të dy mediave të njohura si media të mbështetura dhe trajnuara nga faktori euroatlantik kanë publikuar se 100 persona të dënuar nga GJKKO përfituan.

Pse shkon bën hipokrizi te SPAK dhe u thotë luftoni korrupsionin, kur ka liruar të korruptuarit me një grup njerëzish që kanë humb çdo sens politik, pse do presë deri të enjten, u përdor politikisht për të bërë favore duke liruar zyrtarë të korruptuar të kësaj qeverie, për tu mbyllur gojën me kodin e heshtjes dhe për t’iu lëshuar një mesazh të tjerëve që janë në qeli ose presin të shkojnë në qeli. Asgjë më pak se një atentat kundër reformës në drejtësi. Ky është korrupsioni më i lartë që mund të ndodhë në një vend. Kapen me presh në duar duke vjedhur, vjedhin dënohen për vjedhje, i lirojnë dhe pastaj bëjnë sikur s’ka ndodh asgjë, kjo hipokrizi duhet të marrë fund me çdo çmim,. Kjo është një kauzë për PD, do ishte çmendur dhe e dyshimtë nëse PD s’do qëndronte fort në këtë çështje”, tha Basha.

Ora 11:39
Basha 'Pro' zgjatjes së mandatit të prokurorëve dhe kreut të SPAK

Lulzim Basha në konferencë me gazetarët u shpreh se ai dhe PD-ja nuk kanë asnjë informacion për grupin e punës në Kuvend për paketën e reformës në drejtësi dhe shtoi se nuk bëhet pjesë e saj nëse është në kurriz të Partisë Demokratike.

'PD nuk ka asnjë informacion ata që janë emëruar në shtator 2022 si pjesë e atij grupi. PD është jashtë këtij procesi. Është e papranueshme çdo akt që bëhet prapa shpinës së PD-së. Ça do që të gatuajnë është jashtë informimit dhe njohurive dhe aprovimit të PD-së. PD nuk është pjesë e saj, kemi gjithë arsyet të shohim me dyshim të madh. Paskan bërë diçka që ekspertët perëndimorë e kanë refuzuar.', tha Basha.

Sakaq, Basha foli edhe për zgjatjen e mandatit të prokurorëv dhe kreut të SPAK duke qenë dakord me një propozim të tillë.

'E para për mandatin e prokurorëve nuk ka nevojë të ulesh me PS, është ndryshim i thjeshtë në kushtetutë. Nëse përdoret si vegël për llogari të PS është manovër e ulët. Ne i bëjmë propozime dhe i publikojmë dhe i çojmë në parlament. Në paketën që kemi çuar janë të gjitha propozimet që mbështesin SPAK. Dhe nëse kanë vullnet të ndryshojnë mandatin jemi të hapur, ky është një ndryshim mekanik kushtetues. Nëse duan ta përdorin si çengel për të tjera gjëra, atëherë derën e kanë të mbyllur', shtoi kreu i PD-së.

Sa i përket amnistisë, ai theksoi se disa deputetë të grupit të tij si Oriela Nebiaj apo Eralda Tase Bano votuan pro edhe pa e ditur se paketa do të lironte të korruptuarit subjektë të SPAK dhe GJKKO dhe jo protestuesit.

'E para punës, grupi parlamentar ka shumë deputetë që e votuan, grupi zyrtar dhe ajo që thashë këtu qëndron. I bëj thirrje të distancnohen. Është në detyrën e tyre që të njoftojnë demokratët nëse vota e tyre është marrë me pretendime fallco. Shumica e tyre kanë thënë se nuk e kanë ditur që vota e tyre do të lironte të korruptuar dhe nuk do jepte amnisti për protestues. Nuk dua të diferencoj deputet, ka deputetë që kanë ardhur dhe kanë thënë e kemi bërë gabim i kam thënë ta thonë publikisht', theksoi Basha.

Ora 11:24
'Hiperaktivizim i Beogradit dhe nënshtrim i Shqipërisë', Basha: Më vjen keq që jam i vetmi zë për sigurinë kombëtare

Kreu i PD, Basha përsëriti shqetësimin e tij për sigurinë kombëtare, pasi Serbia po kërkon të riaktivizojë politikat e saj ekspansioniste ndaj Kosovës.

'Kemi hiperaktivizim të Beogradit për t’u imponuar në axhendën politike të Ballkanit Perëndimor dhe nënshtrim të Shqipërisë përmes mosveprimit dhe fshehjes prej garancisë së NATO. Është këmbanë alarmi për sigurinë tonë kombëtare, nuk më vjen mirë që mbetem i vetmi zë që flas për diçka kaq të rëndësishme si siguria kombëtare. Qeveria të heq dorë nga verbëria politike dhe pasiviteti që e ka mbërthyer përmes mosveprimit dhe në seancë të ardhshme të sjellë amendimin për ndihmë të Kosovës', tha Basha.

Ora 11:20
Amnistia penale, Basha: ‘Atentat’ kundër reformës në drejtësi, komplot i udhëhequr nga Rama me pupacët e Rithemelimit

 

Atentat kundër reformës në drejtësi, kështu e ka cilësuar kryedemokrati Lulzim Basha miratimin e amnistisë penale me votat e Rithemelimit dhe mazhorancës. Basha tha se ky ishte një Pazar për të siguruar mbijetesën e kësaj kaste politike, duke thënë se lituan të korruptuarit dhe kanë në burg protestuesit që protestuan kundër korrupsionit.

“Atentat kundër reformës në drejtësi, për të siguruar mbijetesën e një kaste politike që mbi interesat e shqiptarëve zgjedh gjithnjë interesat e veta. PD është distancuar nga ky veprim i turpshëm dhe sot është dita e në vazhdim, që çdo deputet që ka ngrit kartonin të distancohet nga ky akt i turpshëm, nga ky atentat kundër reformës në drejtësi. Heshtja e tyre i kompremton rëndë si pupacë të qeverisjes së Ramës. Kjo është e rëndë për ata deputetë që ndodhen aty me mandat opozitar. Ky ka qenë një akt i menduar dhe planifikuar tinëzisht, pr.ligjin e parë pranuan që e kishin konsultuar me SPAK dhe institucionet e tjera, ky i dyti që u pazarua në mes të natës dhe u trafikua në mëngjes ishte i planifikuar. Bënë bashkë votat për të amnistuar të dënuarit për korrupsion, ndërkohë që nuk përfitojnë protestuesit kundër korrupsionit”, tha Basha.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë