TIRANE - Protesta e organizuar nga Partia Demokratike shërbeu për promovimin e figurave të reja të Partisë Demokratike. Në një podium të ngritur nga PD ra në sy se fjalën nuk e mori asnjë nga senatorët e PD-së, pavarësisht se ata bënë betejën më të ashpër brenda në Kuvend.
ORGANIZIMI
Pavarësisht se pritej një numër i lartë protestuesish, militantët e Partisë Demokratike e braktisën partin e tyre duke mos iu bashkuar protestës përpara parlamentit. Numr i tyre nuk i kalonte të 500-at, gjë e cila u dallua edhe më shumë në entuziazmin e folësve në podium të cilët në shumicën e rasteve ngecnin për shkak se i mungonin brohoritma e militantëve. Konkretisht përpara parlamentit ishte ngritur një skenë ku figurat e PD-së shkonin një e nga një për të folur përpara militantëve. në këtë skemë ishin vendosur edhe dy monitor gjigant të cilët tregonin debatin brenda aulës së Kuvendit. Deputetët e PD-së dilnin grupe nga salla e parlamentit duke mbajtur nga dy fjalimi, një brenda në sallë dhe tjetrën në protestë. Por ajo që ra më shumë në sy ishte fakti se protesta shërbeu për promovimi ne figurave të reja të PD-së si Grdia Duma, Gerti Bogdnai që tani më ka marrë rol thelbësor në parti, Arben Ristani etj.,
që sipas të gjitha gjasave në të ardhmen do të jenë edhe drejtuesit e lartë të partisë. Por ajo që ra më shumë në sy ishte fjalimi i Grida Dumës. Duke mbajtur një qëndrim strikt përpara militantëve, ajo fliste vetëm kur turma pushonte së brohorituri. Por fjalia e saj e fundit duket se tregoi edhe synimin e vërtet të demokratëve. “Rrofshim ne, rroftë Partia Demokratike”,- theksoi ajo në fund të fjalës së saj duke dëshmuar egon për pushtet të demokratëve.
FJALIMI I BERISHES
Protesta e djeshme ishte tubimi i tretë i organizuar nga Partia Demokratike që pas humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit dhe në të tria këto protesta nuk pati një fjalim të liderit historik të PD-së, Sali Berisha, i cili kërkohej shumë nga turma. Por, duke qenë se Basha nuk mund t’ia jepte të drejtën e fjalës Berishës në podium pasi do të humbiste edhe ato pak pikë që ka fituar, e zgjidhi çështjen duke vendosur dy monitorët gjigant në skenë. Ato monitor shërbenin për të mbajtur të karikuar turmën e cila që në 1 orëshin e parë të protestës u përgjysmua. Por, Berisha i mbajti fjalimet e tij përpara militantëve pasi monitorët tregonin seancën plenare dhe sa herë fliste lideri historik i demokratë, truma ekzaltohej duke brohoritur emrin e tij. Kësisoj edhe vetë Berisha u ndie disi i kënaqur nga mitingu pasi në dy tubimet e mëparshme Basha nuk ia kishte dhënë të drejtën e fjalës përpara militantëve.
BASHA
Kreu i PD-së, Lulzim Basha erdhi në tubim me një qetësi karakteristike, jo me tonin e rëndë të zërit që e kishte në dy ditët e mëparshme. Sapo hipi në skenë, ai mori mikrofonin duke folur përpara militantëve të tij. I veshur në mënyrë sportive, ai mbajti nj fjalim të vakët që më shumë e përgjumi turmën se sa e karikoi atë. Në një fjalim 7 minutash, Basha akuzoi qeverinë me terma të mëdha që militantët e thjeshtë të PD-së as nuk e kuptonin dhe e shihni atë të habitur.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com