Basha: Protesta e PD bëhet
edhe për SHBA dhe Europën

Basha: Protesta e PD bëhet<br />edhe për SHBA dhe Europën
Lulzim Basha në një status në faqen e tij në Facebook shprehet se protesta e PD-së, bëhet edhe për Europën dhe Amerikën.
 
Ai shprehet se një qeveri e kapur nga krimi në Shqipëri sjell pasiguri edhe për Evropën.
 
Beteja jonë për zgjedhje të lira, për demokraci të vërtetë dhe për një Shqipëri të lirë nga droga dhe krimi, nuk është vetëm për fatin e shqiptarëve dhe të ardhmen e Shqipërisë.
 
Kjo është betejë edhe për Europën, edhe për Amerikën, sepse është betejë për vlerat e përbashkëta dhe për sigurinë e përbashkët.
 
Një Shqipëri e sigurtë, kontribuon për një Europë të sigurtë. Një Shqipëri demokratike dhe e fortë kontribuon në partneritetin strategjik dhe sigurinë euroatlantike.
 
Ndërsa një Shqipëri që ka humbur kontrollin e territorit dhe të kufijve, me një qeverisje të kapur nga krimi sjell pasiguri për Europën dhe kthehet në konsumator të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Liria, demokracia dhe mirëqeverisja janë të vetmet garanci për stabilitetin, sigurinë dhe mirëqenien, për sot dhe për nesër
”, thotë Basha.

Ndërkohë që sot pas Bashkimit Europian edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës apeluan për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën