TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha me anë të një statusi në Facebook ka bërë të ditur “ skemën” se si, sipas tij, vidhen dhe grabiten paratë dhe pasuritë publike nga Rama dhe oligarkët.

Sipas Bashës, format më të përdorura të abuzimit janë: Licensim pak ditë para tenderit; Kritere përjashtuese; Kualifikime të padrejta; Regjistrimi offshore; Propozime të pakërkuara.

Basha e mbyll statusin e tij, me paralajmërimin se me ligjin antimafia askush nuk do ta gëzojë pasurinë e vendosur me korrupsion. Basha shprehet se në paktën antimafia do të përfshihet edhe sekuestrimi i pasurive që janë krijuar nga krimi, sidomos ai politik, duke grabitur pronën publike apo përdorur pushtetin abuziv.

“Verifikim, sekuestrim, konfiskim! Paketa Antimafia do godasë pa mëshirë e pa dallim të gjithë abuzuesit me fondet dhe pasuritë publike!”, nënvizon kreu i PD.

Postimi i Bashës: