Igli Zela, kameramani zyrtar i PD-së, prej gjashtë vitesh dhe ish-kameraman i ish-kryeministrit Sali Berisha në tetë vite, kur ai drejtonte institucionin kryesor në vend, është pushuar nga puna rreth mesditës së djeshme, nga drejtoresha e marrëdhënieve me mediat në PD, Elona Meço.
Nën argumentin dhe justifikikimin se po rikonstruktohen zyrat, Zela është pushuar nga puna menjëherë pasi në media është shpërndarë lajmi i një fotojë të zëdhësesë së Sali Berishës, Erla Mëhilli, me ish-nënkryetaren e kësaj partie Jozefina Topalli, në një nga kafet e Tiranës.
Fotoja e Erla Mëhillit me Jozefina Topallin duket se ka shkaktuar tërmet në PD, pasi kjo dukej si një mesazh i qartë si mbështetje ndaj Jozefina Topallit nga zëdhënësja e Berishës, menjëherë pasi “Zonja e hekurt” e PD-së, e quajtur dikur, një natë më parë kishte shpërthyer në sulme dhe akuza ndaj Lulzim Bashës, pas dështimit elektoral të kreut të PD-së, i cili pas pesë muajsh përplasje, protesta dhe konflikte, kishte dështuar duke i dorëzuar Rilindjes në tavolinë 61 bashki.
Erla Mëhilli, ish-anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, me veprimin e saj ka shprehur qartë gjithçka që ajo mendon si qytetare e lirë.
Por, mesa duket nuk mendojnë më kështu në selinë e Republikës së re. Menjëherë pas fotos një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Erlës, njeriu që për shumë vite kishte qënë në krah të djathtë të saj në çdo takim të ish-kryeministrit Berisha, në atë kohë, dhe në çdo aktivitet zyrtar dhe jo zyrtar, pushohet nga puna.
Edhe një herë, nga ky akt duket qartë se përtej drejtimit zyrtar të Lulzim Bashës në PD, ekziston sekti i paguar nga kunati dhe bashkëshortja që drejtojnë PD-në me korrespondencë, vendosin kush do emërohet, kush do shkarkohet, kush do jetë deputetë apo kryetar bashkie dhe gjithçka tjetër./CNA.al/
Keta jane "demokratet"e vertete per nje foto te shkarkojne nga puna.Si mun ta quajme kete sjellje KOMUNISTE.Foto me nje ish deputete e pd,ish presidente a eshte e mundur.
PërgjigjuShume mire. Ketej merr rrogen ketej ben pune me presidenten e ardhshme te Shqiperise
PërgjigjuPresidente ajo që nxjer njerzit jasht për zhele!? Mos e thënt zoti..
Tashti e hengre o Luli , s'ta fal baca kete qe ke bere !
Përgjigju