BELSH- Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar nga Belshi aksionin anti-informalitet të bërë nga qeveria përgjatë ditëve të fundit. Basha tha se dhuna e tatimorëve ndaj biznesit të vogël bëhet për të financuar grykësinë dhe luksin e Edi Ramës me disa klientë të tij milionerë.
"Rama është sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit. Ai kaloi ligjet që favorizojnë klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa, tarifa dhe gjoba sipërmarrjet e vogla dhe të mesme. Vetëm këtë javë, nga tenderi korruptiv për uniformat e policisë, 15 milionë euro zhduken në xhepat e Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Nga tenderi korruptiv monopolist për sistemin e ri të faturimit të biznesit, që nxjerr jashtë përdorimit kasat fiskale, i shtojnë me ligj një taksë të re deri në 100 euro biznesit. Këtë po e bën një kompani fantazëm, gjoja kroate, por, në fakt është kompania e keshilltarit kroat te Edi Ramës dhe paratë do të ndahen me familjarët e kryeministrit.”- u shpreh Basha.
Ndonëse pa asnjë përfaqësues në asnjë nivel pushteti Basha vijoi deklaratat politike duke thënë se PD është e vetmja forcë që ka përvojën qeverisëse për të sjellë ndryshim në vend.
“Ka vetëm një forcë që ka fuqinë politike, përvojën qeverisëse, vizionin, vendosmërinë e, mbi të gjitha, kredon morale për ta sjellë këtë ndryshim përmes zgjedhjeve të lora e të ndershme. Ajo forcë është Partia Demokratike e Shqipërisë”, tha Basha.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.6%
-
Jo
47%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5706
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Strategu' LaCivita dhe gënjeshtrat opozitare për Yuri Kim
18 Shkurt, 19:27
-
Zgjedhjet/ Ish-anëtari i Kryesisë së PD i bashkohet Lulzim Bashës, Koduzi deklaron se do të kandidojë me 'Euroatlantikët' në Tiranë
18 Shkurt, 18:58
-
Primaret/ Elezi: Sherrnajë brenda PD, me listat e Mulit dhe Albanës! Bardhi manipulues dhe servil i diskredituar! Bala: Si Kënga Magjike, fituesin e zgjedh kryetari
18 Shkurt, 18:41
-
Tabaku: Shteti është pengesa më e madhe për biznesin, ne propozojmë një ekonomi të lirë dhe të drejtë
18 Shkurt, 17:52
-
PD denoncon: Balluku shpërbleu kryeprokurorin që arrestoi Belerin! Kunati i Zarkës u emërua drejtor i KESH 24 orë pas arrestimit nga SPAK
18 Shkurt, 17:17
-
Basha: Klasa e vjetër politike bën sikur qan hallet e diasporës, por janë shkaktarët e migracionit masiv! Vota juaj më 11 maj, e rëndësishme
18 Shkurt, 16:05
-
Primaret në PD, deputeti Helidon Bushati heq dorë nga gara: Është koha për reflektim, akt përgjegjësie politike dhe morale! Ikën edhe Indrit Hoxha, anëtari i Kryesisë
18 Shkurt, 15:56
-
‘Do e shkrij!‘ Sali Berisha nuk tërhiqet: SPAK prokurori politike! Rama e quan buf kënete, kryetari i PD-së ia kthen: Je zogu sqep-këpucë, ha zogjtë e tu
18 Shkurt, 14:06
-
Mbyllet afati i dorëzimit të kandidaturave për 'primaret' në PD, regjistrohen 300 emra, nis shqyrtimi i dokumentacionit
18 Shkurt, 13:50
-
Propozimi i PD që të votojnë edhe emigrantët me ID të huaj, Kume: Kërkesa nuk është bërë në kohën e duhur, tani s’ka efekt
17 Shkurt, 18:04
-
Protestat para SPAK/ Basha ironizon Berishën dhe Ramën: Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kurseni energji, bëjini bashkë
17 Shkurt, 13:38
-
Berisha nuk kursen sulmet: Dumani, 'ushtar i partisë'! Do përballet me ligjin për krime elektorale
17 Shkurt, 12:51
Pasurohet Shqipëria o idiot...!!!
Përgjigju