Basha: Pyetjet për kreun e PD
jo teksa flasim për bashkinë

Basha: Pyetjet për kreun e PD<br />jo teksa flasim për bashkinë
TIRANË - Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha ka përuruar sot rikonstruksionin e rrugës “Xhemal Tafaj” në njësinë numër 8 në Tiranë.

"Do jemi në shërbim të qytetarëve, në çdo cep, në çdo kohë. Siç po shohim këtë rrugë, në javët e ardhshme do të shohim të tjera projekte të përfunduara në çdo cep të Tiranës. Mbetemi të përkushtuar për të vijuar punën në çdo cep dhe në çdo kohë", tha Basha.

Segmenti rrugor ‘Xhemal Tafaj’ ka një gjatësi 444m gjerësi variabël 4 m deri në 7m në dy anët e trotuarit. Vlera e investimit është 23.8 milionë lekë.

Pyetjes mbi zgjedhjene  kreut të ri të Partisë Demokratike, Basha iu përgjigj: "Këtu jemi për punët e Bashkisë. Pyetjet dhe përgjigjet politike do kemi vende të tjera".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin