Basha: Qëndresa e opozitës
do vijojë deri në qeveri teknike

Basha: Qëndresa e opozitës<br />do vijojë deri në qeveri teknike
Vetëm dy ditë pas vizitës së tij në SHBA, kryedemokrati Basha ka mbledhur kryesinë e partisë dhe grupin parlamentar të PD në selinë blu.
 
Burime për Report Tv bëjne me dije se Basha është shprehur se qëndresa e opozitës do të vazhdojë deri sa të plotësohet kushti i saj për qeveri teknike.  
 
Të pranishëm në mbledhje kanë qenë ish- kryeministri Sali Berisha, deputetët e PD kryesia dhe koordinatorët në rrethe. I vetmi që ka folur në mbledhje ka qenë Basha i cili sipas burimeve është shpreshur se protesta do të vijojë para kryeministrisë deri në qeveri teknike.

Ai ka hedhur poshtë çdo alumim për marrëveshje me shumicën për zgjedhjen e presidentit.
 
Mësohet kryedemokrati Basha u ka kërkuar deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë që të jenë në bazë tek strukturat. Përveç qëndresës në çadër ku po zhvillohet protesta, Basha kërkon angazhim dhe në strukturat në bazë.
 
Gjithashtu në këtë mbledhje Basha ka informuar deputetët dhe kryesinë e tij mbi takimet dhe mbështetjet që ai ka marrë për qëndresën e opozitës.

Por në kohën që Basha deklaronte se ka siguruar mbështetjen nga SHBA për qëndresën e tij, kjo e fundit ka hedhur poshtë pretendimet e tij, ku deklaron se qeveria e SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe të ndershme, dekriminalizimin dhe luftën kundër narkotikëve, por që këto çështje nuk duhet të përdoren si shfajësime për të bojkotuar Parlamentin, për të bllokuar zgjedhjet, apo për të vonuar zbatimin e reformës së gjyqësorit.
 


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik

OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik