Basha: Qeveria e orientuar te
propaganda, duhen kapacitete

Basha: Qeveria e orientuar te<br />propaganda, duhen kapacitete
POGRADEC- “Të orientohemi sot në opozitë drejt kapaciteteve dhe mendësisë për të ndërtuar nesër një qeveri që është më shumë në punë se sa në TV, që prodhon më shumë rezultate se propaganda”. Ka qene kjo një pjesë e deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha në Kuvendin Zgjedhor të PD në Korçë, Pogradec dhe Devoll.
 
“Të orientohemi sot në opozitë drejt kapaciteteve dhe mendësisë për të ndërtuar nesër një qeveri që është më shumë në punë se sa në TV, që prodhon më shumë rezultate se propagandë. Që do t’i japë dimension të ri demokracisë pjesëmarrëse, që do të projektojë duke filluar që tani drejtimet e reja të zhvillimit të vendit, në kushtet e hapjes dhe të konkurrencës me tregjet e BE”, deklaroi Basha.
 
Basha shtoi me tej se një parti me demokraci funksionale brenda saj, e cila dëgjon dhe respekton zërin e anëtarëve të saj, është garanci për funksionimin në qeverisje dhe në raport me qytetarët shqiptarë.
 
“Një familje politike që vendos qartë rregullat e demokracisë për funksionimin brenda vetes, një familje politike që zgjedh me votë të lirë më të mirët brenda vetes sot në opozitë, jep garanci se nesër në pushtet po kështu do të caktojë njerëzit më të mirë në postet publike dhe të administratës. Një familje që brenda vetes se vetë, i jep çdo kujt mundësinë të shprehet, të shkëmbejë lirisht dhe në mënyrë të qytetëruar mendimet, të ndajë pikëpamjet me të tjerët, të respektojë dinjitetin personal të çdo anëtari të PD-së nga më i vjetri tek më i riu. Nesër do të bëjë të njëjtën gjë në raport me shoqërinë, në raport me qytetarët”, tha Basha.
 
Sipas kryedemokratit sfida dhe qëllimi kryesor i zgjedhjeve që po zhvillohen në gjithë piramidën e Partisë Demokratike, është të nxirren me votë të lirë drejtuesit e fitores së nesërme.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë