Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët vijoi akuzat kundër qeverisë për menaxhimin e situatës. "Me mijëra qytetarë që kanë humbur vendet e punës cfarë do të ndodhë. Pas 31 majit. Shumica e lokaleve nuk kanë hapësira jashtë dhe përjashtohen nga aktiviteti, po me kreditë, po ata që nuk kanë përfituar asgjë? Gjendja është dramatike, bizneset po shkojnë drejt falimentimit. Faturat e energjisë dhe energjisë, ju shkojnë prapë, asgjë nuk ndryshuar.
Ende asnjë masë për fermerët, sot janë në krizën më të thellë që mbajnë mend. Qeveria nuk ka asnjë plan. Në kulmin e kësaj krize, mbrëmë brenda natës morën vendimin dhe e botuan për të grabitur Teatrin Kombëtar. Për të marrë vendimin për të mbështetur shqiptarët iu deshën dy javë, dhe dy javë për ta botuar në Fletoren Zyrtare, zgjaten për të dhënë ndihmë, por kur vjen puna për të grabitur bëhet brenda natës" tha ai.
"Tani pandemia ekonomike që po pllakos është kërcënimi numër një për sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Janë hedhur me aferat e vjetra nga koncesionet e reja para dy javësh, te teatri kombëtar, duke ia dhënë bashkisë së Tiranës që është lavatriçe e parave të drogës. Me hir apo pa hir zhvilluesit janë të detyruar të pranojnë. Po kërcënohet cdo person dhe po betonizohet cdo hapësirë në Tiranë. Është regjim në grahmat e fundit, se meriton emrin qeveri. Po bëjnë gati të marrin valixhet në largim e sipër, kjo është qeveria 'kap cfarë të kapësh' para se të ikësh. Kushdo që me këtë akt i shpall luftë artit dhe qytetarisë dhe Europës do të përballet me të gjitha pasojat e kësaj grabitje.
Mbrëmë Ramën dhe Veliajn si ka zënë gjumi po për falimentimin e bizneseve po për të përdorur pandeminë për të vjedhur dhe pastrimin e parave të pista. Me letra janë 60 mijë, por duke pasur parasysh edhe informalitetin, numri i atyre që kanë humbur vendin e punës është dyfish, 120 mijë. Kjo nuk është një shifër, por një tmerr. Sot është data 9 maj por cdo të ndodhë pas 31 majit? Faturat mbeten, konsumi ka rënë. Kush është plani i qeverisë. Pse vjen patatja e Egjiptit dhe mbyt fermerët tanë, apo mishi i derrit, kush përfiton? Favorizohen një grusht importuesish. Nuk e çajnë kokën. Qeveria të favorizonte prodhimin vendas. Mishin mos e merrnin nga Brazili".
Lajmi kryesor: