Basha: Qeveria i detyron njerëzit të
ndërmarrin veprime të dëshpëruara

Basha: Qeveria i detyron njerëzit të<br />ndërmarrin veprime të dëshpëruara
TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë se me aksionin e OSHEE dhe Policisë së Shtetit për energjinë elektrike po “i detyron njerëzit të ndërmarrin veprime të dëshpëruara”. Kjo deklaratë e Bashës vjen si reagim pas ngjarjes së ndodhur në lagjen “Spitallë” të Durrësit, mbrëmjen e djeshme, si pasojë e një kontakti me korrentin. 35-vjeçarja Resmie Alla, dyshohet se në momentin që ka tentuar të lidhe korrentin, ka hasur një kontakt, i cili për pasojë i kushtoi jetën.
 
Nisur nga kjo ngjarje, Basha në një postim në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, shkruan se “Në prag dimri, qeveria lë qindra qytetarë në errësirë dhe të ftohtë, duke penalizuar fëmijë, të moshuar, të sëmurë, që s’kanë të paguajnë”.
 
“Mbrëmë një nënë gjeti vdekjen për t'i ofruar dritë dhe ngrohtësi fëmijëve të saj. Pushteti po i detyron njerëzit të ndërmarrin veprime të dëshpëruara për të kryer detyrat prindërore. Në prag dimri, qeveria ka lënë qindra mijë qytetarë në errësirë dhe të ftohtë. Po penalizohen fëmijë, të moshuar dhe të sëmurë se nuk kanë të paguajnë energjinë elektrike. Ky është një krim shtetëror. Oligarkët thonë se janë socialistë, por në vend të shtetit social kanë instaluar një regjim të pashpirt. Kudo në botë ka një regjistër kombëtar për njerëzit me pamundësi pagese dhe ofrohet urgjentisht mbështetja e shtetit. Po këtu ç’është kjo marrëzi? Boll më. Durimi ka një kufi. Shkaktarët e kolapsit ekonomik nuk duhen lejuar ta thellojnë të keqen. E keqja duhet ndalur!”, shkruan Basha.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore