Basha: Qeveria ka lënë të
përmbyturit në mëshirë të fatit

Basha: Qeveria ka lënë të<br />përmbyturit në mëshirë të fatit
TIRANE - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  ishte sot në Vorë, ku pa nga afër situatën e krijuar nga përmbytja në banesa dhe biznese të zonës. 
Zyra e shtypit e PD-së bën të ditur se fermerët i thanë Bashës se ‘mungesa e investimeve në kanale kulluese dhe investimet fasadë janë shkaktarët e kësaj situate’.

Mësohet se Basha vizitoi dhe disa familje të përmbytura dhe pa nga afër dëmet e shkaktuara. Banorët thanë se përmbytja u ka shkatërruar gjithçka
.
BISEDA E BASHËS ME BANORET
Banor: Janë të gjitha të mbjellme, ja shihi tani dëmet. Ato farat e reja që i kishim vu i ka zhduk fare, i  ka marrë. Ndërsa këto që janë fut në tokë, këto i ka mbyt në lluc.

Basha: Kanë dalë jashtë përdorimit?

Banor: Jashtë përdorimit, s’merren më ato. Ja shikoje vetë, nuk bëjnë më. Unë jam gati që të fus  lekë e jo më të marr dëmshpërblim vetëm që të bëhet ky kanali  kryesor sepse është e përhershme dhe shpëton një herë e mirë i gjithë fshati. S’ka më probleme pastaj.

Basha: Problemi është që qeveria nuk e ka pasur prioritet këtë punë, prioritet ka patur fasadat. Në  qoftë se në tre vjet e ke mendjen tek fasadat nuk je në gjendje të ndihmosh njerëzit kur vjen kjo ditë. Kaq e thjeshtë është. Pastaj të ngelet të bësh shfaqjet në televizor. Unë kam ardhur edhe t’ju shoh edhe t’ju them meqë këtu  në këtë bashki i zgjedhuri është i PD-së, bashkia do të bëjë gjithçka brenda mundësive për t’ju ardhur në ndihmë. Edhe për ti bërë thirrje qeverisë këtu nga terreni që ti lënë llafet, të lënë propagandën të vijnë në ndihmë të njerëzve dhe të bizneseve që janë përmbyt e që jeni me duart lartë e më sytë nga qielli. Ka me dhjetëra me qindra familje që janë përmbyt.

Banor: Ne nuk kemi nga të shkojmë. Jam vetë i shtati e s’kam ku të firmos më. Jam pa punë pa gja.

Basha: E keni parë ndonjëherë autostradën më u bë ashtu si lumë?!

Banor: Asnjëherë.

Basha: Pse u bë?! Sepse e kishin mendjen tek palmat, nuk e kishin mendjen me bë një investim që ti vinte në ndihmë edhe biznesit, edhe fermerëve, edhe familjeve buzë autostradës.

Basha: A ka ardh me ju pa njeri?

Banore: Asnjë. Shko shihe një çik atje kanalin se s’është pastru ndonjëherë. Kam difekt edhe me dritat, jam duke hudh lekë muaj për muaj. Shihe ujtin, çuni im ka punuar 22 vjet për këtë shtëpi. E kam ble ne 92, s’ka ba asnjeherë vaki kështu.

Banor:  Vetë i shtati  jeton  këtu.

Basha: A je ku në punë a jo?

Banor: Jo. Pa punë jam.

(er.nu/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Mushkonjat nuk i pickojnë njerëzit që hanë këto ushqime

Mushkonjat nuk i pickojnë njerëzit që hanë këto ushqime