Basha: Qeveria ortake me krimin 
"Nisja e re" për fitore me qytetarin

Basha: Qeveria ortake me krimin <br />
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se është e lidhur me krimin. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Basha tha se krimi ka shumëzuar me zero arritjet e imagjinuara nga qeveria. Sipas tij kjo situatë ka ardhur pasi në Kuvend apo në institucione janë përfshirë njerëz të lidhur me krimin. 

“Gjendja e emergjencës kombëtare ka të bëjë me qeverinë e dështuar, sitatën e shthurur dhe jashtë kontrollit të sigurisë, ekonominë. Shpërthime me tritol në Tiranë akoma janë pa autor, akti i rrëmbimit në Fushë-Krujë akoma pa autor, tonelata droge drejt Europës. Krimi i shumëzon me zero arritjet imagjinare të qeverisë. Ka mbipopullim në burgje po bandat e krimit po bëjnë ligjin. Nuk duan t’ia dinë fare a ka shtet a ka polici. Çfarë do të mbjellësh do të korrësh, kështu e kanë ndërtuar projektin e tyre për rendin dhe sigurinë këta të rilindjes. Qeveria po bën pazare kriminelët, i promovon në Kuvend dhe në poste të rëndësishme. Kësaj qeverie krimi i ka marrë anën. Statistikat tregojnë se ka më shumë individë më poste krimnale në administratë se të arrestuar”, deklaroi Basha.  Fjala e kryetarit të PD në mbledhjen e grupit

Sipas kreut të PD-së zgjidhja për këtë situatë është largimi i qeverisë. Basha tha se ky mission i opozitës do të përmbushet me qytetarët. “Bashkë me shqiptarët që jetojnë në këtë ankth, kërkojmë largimin e shpejt me çdo kusht të zyrtarëve të lartë që janë në ortakëri me krimin. Kjo qeveri nuk e lufton dot krimin, nuk kemi iluzione. Zgjidhja përfundimtare është largimi i saj, një mision i opozitës që do e përmbushim me qytetarët”, deklaroi Basha. 

Basha: Nisja e Re, projekt që duhet ta fitojmë vetëm me qytetarin 
"Nisja e Re" është projekti më i ri i PD që u deklarua gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar të PD nga Lulzim Basha, i cili theksoi se këtë projekt duhet ta fitojmë vetëm me qytetarët. 

"Ndaj për ne Nisja e Re, me gjithçka ajo përmban e nënkupton, pikësëpari me të jetuarit përditë me realitetin e gjallë të njerëzve, dhe reflektimin e halleve, problemeve dhe shpresave të tyre, në propozimet dhe politikat tona, është projekt dhe sfidë e dorës së parë që mund dhe duhet ta fitojmë vetëm me qytetarët, dhe për qytetarët e këtij vendi."- tha Basha në mbledhjen e grupit Parlamentar të PD.

Energjia, Basha: Qeveria ka rritur çmimin me 25%
Kreu i PD gjithashtu tha se qeveria ka gënjyer njerëzit për çmimin e energjisë. Sipas tij qeveria ka rritur çmimin e energjisë me 25 %. “Një problem tjetër madhor është ai i energjisë. Rama i ka gënjyer e përqeshur qytetarët duke rritur 25 % çmimin e energjisë. Ka detyruar mijëra familje të paguajë fatura me kamatë. Iu ka dhënë burgun për një gjë që nuk e përfshin ligji. Në protestën e ardhshme do jemi dy fish më shumë. Vetëm kjo prani do të japë mesazhin e mos pranimit, e bashkimit me të drejtat e qytetarëve të përfillura nga kjo qeveri”, deklaroi Basha.  

Basha: Rama po kërkon vota në zonat e përmbytura 
Sa i përket përmbytjeve, kreu i opozitës shqiptare tha se kryeministri nuk shpalli gjendjen e emergjencës pasi me kokëfortësi privoi qytetarët nga dëshpërblimi. Ai tha se qeveria duhet të bëjë publikë bamirësit anonimë që kanë dhënë ndihma për zonat e përmbytura. Ai akuzoi gjithashtu qeverinë se me dëmshpërblimet po kërkon votën për zgjedhjet lokale.
 
“Ky kryeministër nuk shpalli gjendjen e emergjencës, bëri me kokëfortësi atë që të privojë të dëmtuarit nga dëmshpërblimi. I mbajti të mbyllur gjithë rubinetat që përfitojnë njerëzit në këto raste.  Ka pasur bamirës anononimë për përmbytjet, dhe bën shfaqeje televizive. Po kërkon votën e qeytetarëve. E kishte harruar po u kujtua ndërsa po afrohen zgjedhjet lokale. Kjo do të jetë ora e gjykimit me votë për qeverinë e pabesimit, mashtrimt dhe gënjështrës. Ne si opozitë presim orën e zgjedhjeve, do të jetë një mësim për qeverisjen Rama Meta”, deklaroi Basha.  

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn