Basha: Qeveria promovon krimin
Apel kryetarëve: Vlerësoni meritën

Basha: Qeveria promovon krimin<br />Apel kryetarëve: Vlerësoni meritën
TIRANE - Nga zgjedhjet e degëve të Partisë Demokratike, nr 8, 9 dhe 4 në Kryeqytet Lulzim Basha hodhi akuza ndaj qeverisë duke e cilësuar si promovuese të krimit, që sipas liderit së të djathtës u faktua më së miri me marëveshjen me CEZ.

“Siç po bëhet përditë e më e qartë për shqiptarët nga dyshja Rama –Meta, nuk kanë tjetër parim apo vlerë në themel të ekzistencës së tyre politike, përveç promovimit të krimit, ardhjes së krimit në krye të administratës, futjes së krimit në Parlament, vjedhjes ditën për diell të 3 miliardë dollarëve, pasuri të shqiptarëve, me marrëveshjen famëkeqe të CEZ-it” – u shpreh kreu i PD.

Kryetari Basha kërkoi nga të zgjedhurit e PD-së që të reflektojnë në vlerësimin e kontributit dhe meritës dhe nga ana tjetër, në kundërvënien e vlerave të së djathtës me antivlerat e promovuara nga mazhoranca

“Në këtë parti, liria e fjalës, liria e mendimit, liria e vendosjes me votë u sanksionua që në ditët e saj të para. Unë jam i vendosur dhe po e faktoj dita – ditës bashkë me ju, se këtë parti do ta bëjmë më të madhe, më të fuqishme, më të dashur dhe më të besueshme, duke e konsoliduar edhe më shumë lirinë e vendimmarrjes nga sovrani në PD që është dhe do të jetë këtej e tutje, anëtari dhe anëtarja e PD”, - deklaroi z. Basha.
 
Sipas Bashës anëtari dhe anëtarja si dhe vota e tyre e lirë duhet të jenë themeli i vendimarjes në Partinë Demokratike

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni