Basha: Qeverisë i mungojnë
160 milionë dollarë në 7 muaj

Basha: Qeverisë i mungojnë<br />160 milionë dollarë në 7 muaj
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur tabelës së shifrave të publikuara nga kryeministri Rama dhe akuzon qeverinë duke e bërë përgjegjëse për vjedhjen e 160 milion dollarëve që mungojnë nga të ardhurat e tatimeve dhe doganave.

Kryetari i PD-së, Basha, bën përgjegjëse qeverinë për rritjen e taksave, çmimin e energjisë dhe të naftës, për rritjen e akcizës, duke i sugjeruar që të lërë tabelat krahasuese të të ardhurave në dogana.

“Kryepërgjegjësi për vjedhjen e 160 milion dollarëve nga tatimet dhe doganat është edhe kryegënjeshtari i republikës. Keto dy vite rriti taksat, rriti çmimin e energjisë dhe te naftës, rriti tarifat dhe aksizat. Dhe prapë i mungojnë 160 milionë dollarë në 7 muaj”, shkruan Basha në statusin e tij Facebook mbremjen e sotme.

Më heret, kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetin social tabelën e të ardhurave nga tatimet dhe doganat krahasuar me qeverisjen e mëparshme, duke ironizuar deklarimet e opozitës dhe pretendimet e tyre.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën