Basha: Qytetarët do të shkarkojnë
kryeministrin kur s’mban premtimet

Basha: Qytetarët do të shkarkojnë<br />kryeministrin kur s’mban premtimet
Pas takimeve me banorët e Pogradecit dhe Maliqit kryedemokarti Basha ka vijuar turin elektoral në Devoll.
 
Ndërsa vijoi premtimet për përmirësimin e ekonomisë, Basha tha se me ardhjen në pushtet, Republika e Re do të mundësojë që elektorati ashtu siç zgjedh edhe të shkarkojë kryeministrin dhe deputetët.
 
“Ka një javë qe ata flasin vetëm për timonin, kolltukun e pasurinë. Jane partitë e pazarit të vjetër politik. Ne jemi Republika e Re, unë do jem kryeministër i punës i ekonomisë i punësimit tuaj.
 
Në 25 qershor me votën tuaj ne do i japim jetë projektit politik që bashkëvendosëm, Republikën e Re. Fijet e pushtetit nuk do i kenë më në dorë pushtetarët që i kanë pasur për 25 vjet me radhë.
 
Kjo është marrëveshja e fundit e Republikës së Vjetër, reforma kushtetuese dhe zgjedhore janë fitorja e parë e Republikës së Re, Republika e re do të thotë ndryshim sistemi. Jo vetëm të zgjidhni por edhe shkarkoni deputetet dhe kryeministrin nëse nuk sjell zërin tuaj dhe nuk lufton për interesat tuaja.
 
Sipas modelit amerikan ju premtoj që Kushtetuta e re do të mundësojë shkarkimin me procedurë nëse nuk përgjigjet, ashtu si edhe kryeministrin, duke vene standardin e parë që e bën shoqërinë demokratike.
 
Jo qytetari kokulur para politikanit por politikani në dorë të qytetarit. Ky është misioni i jetës sime.
 
Ky është ndryshimi i sistemit në Republikën e Re. Politikë për ekonomi të fortë dhe të sigurt”
, tha Basha.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime