TIRANE- Kreu i Bashkisë së Tiranës është takuar sot me qytetarët në rrugën “Siri Kodra” për të diskutuar për procesin e legalizimeve. Duke u ndalur tek premtimet e bëra nga PS gjatë fushatës elektorale për legalizim falas, Basha tha se “qytetarët s’mund të mashtrohen për procesin e legalizimeve”.
Kryebashkiaku i Tiranës tha se legalizimet erdhën si premtim i PD-së në vitin 2005.
“Premtoi ligjin e legalizimit falas para janarit, por kjo nuk ka ndodhur deri më tani. Deri tani janë shpërndarë tapitë tona. Dosjet ishin të përgatitura nga administrata jonë. Ne nuk kemi xhelozi për ndarjen e tapive, shumë mirë po bëjnë. Procesi mund të kishte ecur edhe me shpejt. Qeveria e PD përgatiti 40 mijë dosje legalizimesh”, tha Basha.
Projektligji aktual për procesin e legalizimeve i paraqitur nga PS, sipas Bashës jo vetëm që nuk parashikon legalizim falas, por do të rrëndojë në xhepat e qytetarëve shqiptarë.
“Nuk mund të parashikohet legalizim falas. Nuk ka asnjë nen që e parashikon këtë. Por ka disa propozime, që do t’i quaja të rrezikshme për qytetarët dhe xhepin e tyre. Me këto propozime kryeministri nga çmimi favorizues për gjithë parcelën, tani thotë se do paguhet me këtë çmim jo më shumë se gjurma e objektit, dhe pjesë tjetër do të paguhet me para në dorë, me çmim tregu. Jo vetëm që s’ka kështu legalizim fals, por çmimi rritet. Jo pak, por shumë. Jo vetëm në Tiranë, por në çdo rreth, në çdo komunë. Edhe shërbimi që është zeruar, për t’u përshëndetur në vetvete, në fakt kur e sheh në tërësi jo vetëm që nuk ka një vlerë, por nëse shihet në tërësi, pasi në raport me atë që të merr përmes uljes së sasisë së bonove të legalizimit që mund të blesh dhe të shesësh i nxjerr qytetarët me këpucë të kuqe”, tha kryebashkiaku Basha.
Basha tha se Partia Demokratike do të paraqesë amendamente për ndryshimet e këtij projektligji në interes të qytetarëve shqiptarë.
“Qëllimi është që procesi i legalizimit të përfundojë. Ne këtë proces e kemi çuar deri diku. Por ky proces nuk mund të përfundojë nëse nisemi nga këto propozime që janë bërë në këtë projektligj, e as duke premtuar legalizime falas. Ky është qarku i mashtrimit, dhe ai nuk ka për të kursyer askënd, me objekt për t’u legalizuar apo jo. Ne do të çojmë në parlament pyetjet dhe shqetësimet e banorëve, do të paraqesim amendamentet tona”, tha Basha.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com