Basha: Ramës i kërkoj të anulojë
vizitën, e padenjë në këto kushte

Basha: Ramës i kërkoj të anulojë<br />vizitën, e padenjë në këto kushte
TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të anulojë vizitën në Serbi, pasi sipas tij në këto kushte vizita do të ishte e padenjë. Duke iu referuar dhunës në stadiumin “Partizani” të Beogradit të martën gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, por edhe deklarata të autoriteteve serbe, Basha tha se vizita e kryeministrit shqiptar në Serbi do të ishte e pakuptimtë.
 
“Në çfarëdo kushtesh vizita ka qenë e papërligjur. Kërkesa e zotit Rama për të vizituar Beogradin është shtyrë 3 herë. Vizita duhet të jetë për çështje të rëndësishme për bisedime të këtij niveli. Pas ngjarjeve të së martës, insistimi i Ramës për të vijuar vizitën është i pakuptimtë dhe i padenjë, i kërkoj Ramës të shtyjë vizitën. I kërkoj edhe të ndërpresë shëtitjet e tij nëpër botë, dhe të kthehet në Tiranë në krye të punëve, të përballet me hallet e qytetarëve”, tha Basha.
 
Kreu i PD theksoi se forca politike që ai drejton dënon ashpër fyerjet ndaj himnit tonë kombëtar, thirrjet raciste “vritini shqiptarët”, si dhe dhunën në stadium.
 
Basha tha se forca politike që ai drejton mbështet perspektivën evropiane të të gjithë rajonit, ndërsa thekson se duhet të ketë frymë bashkëpunimi dhe jo racizëm.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim