KUKES- Kryetari i PD Lulzim Basha mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të PD-së Kukësit. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie në Kukës. Zoti Basha ka sjellë në vëmendje diskriminimin që qeveria po iu bën zonave që nuk votuan për të, ndër të cilat është edhe Kukësi i cili ka përfituar zero fonde gjatë këtij vitit. Por jo vetëm kaq, në 10 muaj kjo mazhorancë, sipas zotit Basha, nuk ka sjellë asgjë të mirë për vendin, vetëm përkeqësim në çdo fushë. Pushteti në filozofinë e rilindjes, tha Basha, është mall që blihet dhe shitet.
“Halli i madh që ka zënë këtë vend është fakti se Edi Rama dhe ilir Meta, siç e faktuan edhe këtu në Kukës, e para çdo shqiptari nuk e kanë ndërmend të prodhojnë asgjë të mirë për këtë vend . Nuk e kanë pushtetin për qytetarët, për shqiptarët, për të bërë diçka për të përmirësuar diçka në fund të fundit, për të lënë një gjurmë, e kanë vetëm për veten e tyre, e kanë mall prandaj e blejnë. Se blejnë votat, se blejnë kryetarë bashkie, se blejnë vullnete, është një krim i rëndë, është korrupsion politik. Po nuk ndalen me kaq. Pasi kanë marrë pushtetin kanë promovuar nga Parlamenti e deri në postet më të larta drejtuese njerëz të lidhur kokë e këmbë me krimin”, tha Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar nga Kukësi siç e do zakoni edhe kryeministrin për ditëlindje.
“Me që ka ditëlindjen, le t’i urojmë gëzuar nga Kukësi sipas zakoneve tona fisnike. Dikush kishte vënë re se është më i moshuari mes Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe shefit të opozitës. Këtë që është i vjetër, e më i vjetri, kush nuk e di, por kilometrazhin se kishte treguar deri tani, e paska dhe kilometrazhin”, tha Basha.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2960
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18