Basha: Rama bllokoi punimet për
rehabilitimin e Lanës dhe disa rrugëve

Basha: Rama bllokoi punimet për<br />rehabilitimin e Lanës dhe disa rrugëve
TIRANE- Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha akuzon kryeministrin Rama se ka bllokuar punimet për rehabilitimin e lumit të Lanës dhe punimet për rikonstruksionin e disa rrugëve në Tiranë. Sipas Bashës këto investime janë me rëndësi për kryeqytetasit pasi lirojnë trafikun e rënduar dhe ulin nivelin e ndotjeve. Basha shton se, i bllokuar është edhe koncesioni për terminalin e pasagjerëve, i cili sipas tij hap qindra vende të reja pune.
 
“Vajmedeti ka urdhëruar bllokimin e punimeve për rehabilitimin e Lanës dhe rrugët paralele nga Materniteti i Ri deri te Fresku. Ka bllokuar punimet e unazës së re nga Qyteti i Nxënësve tek Qendra “Kristal”. Të dyja këto investime lirojnë trafikun e rënduar të Tiranës dhe i kursejnë mijëra ton blozë në vit mushkërive të kryeqytetasve.
Ka bllokuar koncesionin e terminalit të pasagjerëve që nuk i kushton asnjë lek taksapaguesve, por hap qindra vende pune të reja dhe ju kursen 6 ton gaz karbonik në ditë fëmijëve dhe të rriturve të Tiranës.
Por ku pyet e ku dëgjon Vajmedeti për jetën e për shëndetin e qytetarëve!
Bllokim, shkatërrim dhe mashtrim! Ky ishte, ky është, e ky do të jetë derisa t’ia tregojmë vendin të gjithë bashkë edhe njëherë!”, shkuan Basha në rrjetin social “Facebook”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA