Basha: Rama dhe Berisha binomi i lidhjeve të politikës me bandat, aleanca e Kullës nuk fshihet pas shpifjeve
Kryetari i PD Lulzim Basha
Ish kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes me grupin e Rithemelimit në nisje të sesionit të ri të Kuvendit, përsëriti akuzat ndaj kryetarit të PD Lulzim Basha për bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama.
“Parlamenti nis punimet me një aleancë të re. Aleanca Rama-Doshi-Brava është realiteti i ri. Por edhe kjo është aleancë krimi, e cila do të përfundojë së bashku me regjimin e krimit. E them këtë sepse pas zgjedhjeve vendore janë bërë evidente, çka ishte e njohur. Kjo aleancë ka dalë në shumë bashki në poste të ndryshme”, tha Berisha.
Një përgjigje për të ka pasur kryetari i PD Lulzim Basha i cili në një reagim në Twitter, shkruan se Rama dhe Berisha sipas tij “janë binomi tregues i lidhjeve të politikës me bandat dhe krimin” ndërsa ka përmendur dhe kullën.
“Aleanca e Kullës nuk fshihet dot as pas llumit dhe as pas shpifjeve. Rama dhe Berisha janë binomi tregues i lidhjeve të politikës me bandat dhe krimin, dhe i fijeve të dukshme e të padukshme që mbajnë gjallë korrupsionin e së shkuarës dhe atij që prej 10 vitesh zhvat shqiptaret”, shkruan Basha.
Edhe sesionin e ri parlamentar demokratët, të ndarë në dy kampe, rikthimin në parlament më 4 shtator do ta kenë me hallet e vjetra se kush ka dominancën në grupin parlamentar dhe sesi do të ndahen deputetët mes Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit.
Më të vështira, pozitat i ka Sali Berisha, i cili pas dy vitesh i përjashtuar nga grupi parlamentar, tashmë pas vetes me një grup deputetësh të përjashtuar po mendon të formojë grupin e tij në Kuvend.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
71.1%
-
Jo
25.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 1672
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzoi Majkon se ra në përgjimet e SHISH për pazare elektorale, SPAK nxjerr blof Berishën: Asnjë hetim për deputetin socialist
10 Janar, 13:26
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51
-
Ylli Pata: Distanca higjenike që ka krijuar 'regjimi' i SPAK
9 Janar, 19:24
-
‘Bashkëjeton me Alibeajn’, zbardhet letra ku Xhaferllari kërkonte dorëheqjen nga çështja e Berishës e Malltezit: Aludime, por reputacioni i Kushtetueses duhet të prevalojë
9 Janar, 19:18
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Carlo Bollino: Berisha si "kafshë politike" e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve
9 Janar, 16:33
-
Alban Daci: Qëndrimi im politik sot ndaj PD!
9 Janar, 16:14
eshte e vertete qe saliu dhe rama japin e marrin me njeri-tjetrin,,kulla,tendera,koncesione pra vjedhin popullin shqiotar,,por dhe ti saiut i sherbeje dhe i rrije gatitu....apo jo..mos na u hiq si i paanshem..
Përgjigju