Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës për korrupsion dhe bashkëpunim me krimin.
Në një postim në Facebook, Basha theksoi se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të vërtetë dhe një qeverisje me integritet, meritokraci dhe përkushtim ndaj interesit publik.
‘Shqipëria meriton më shumë se Edi Rama dhe shpura e tij, që e ka kthyer korrupsionin dhe lidhjen me krimin në kriterin të kompetencës për qeverisjen e vendit. Shqipëria meriton një tjetër model, ku më të mirët janë ata që shërbejnë me ndërshmëri, meritë dhe përkushtim ndaj interesit publik, jo hajdutët e dobishëm me të cilët Edi Rama krenohet dhe në bashkëpunim me ta ka varfëruar familjet shqiptare, duke imponuar anti-vlerat si “histori suksesi”. Më 11 maj, kemi në dorë të lëmë pas dështimet në arsim, shëndetësi, siguri të kësaj qeverie që nuk ka më çfarë t’u japë shqiptarëve, përveç thellimit të mëtejshëm të krimit dhe korrupsionit', tha ai.
Ai shprehet se programi i Demokratëve Euroatlantikë anti-korrupsion, përfshin krijimin e një njësie për rikuperimin e pasurive të vjedhura, mbështetje të plotë për SPAK dhe GJKKO, forcimin e Ligjit “Anti-Mafia” dhe ashpërsimin e masave kundër korrupsionit në Kodin Penal.
'Me planin tonë do krijojmë një njësi të posaçme për gjurmimin dhe rikuperimin e pasurive të vjedhura, duke ua kthyer ato shqiptarëve. SPAK dhe GJKKO do të kenë mbështetje dhe bashkëpunim të plotë, ndërsa Ligji “Anti-Mafia” do të forcohet për të goditur zyrtarët e korruptuar. Çdo kontratë koncesioni ose PPP e dyshimtë do të verifikohet dhe, nëse është abuzive, anulohet menjëherë. Kontrollin e Lartë të Shtetit do ta shndërrojmë në Gjykatë të Kontrollit të Shtetit, me vendime të ekzekutueshme pa vonesë. Po ashtu, do të rishikohet kuadri ligjor për operatorët “off-shore”, me qëllim që kontratat abuzive të jenë gjithnjë subjekt i Ligjit “Anti-Mafia', tha ai.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 23:15
A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?
-
Po
41.5%
-
Jo
52.3%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 6936
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestimi i Veliajt, Petraj në 'Repolitix': Veprimet e SPAK skandaloze! Kthupi: Paradoksi në Shqipëri, niveli i të paraburgosurve më i madh si i personave të dënuar
11 Shkurt, 21:38
-
EDITORIAL/ Me arrestimin e Veliajt SPAK rrëzoi akuzat se varej nga Rama! Po a kompleksohet ende para Berishës?
11 Shkurt, 21:28
-
Mero Baze: Mbi kryeprokurorin Sali Berisha dhe të 'pandehurin' Altin Dumani
11 Shkurt, 21:10
-
FOTOLAJM/ Arrestimi i Veliajt, ekzaltohet Belind Këlliçi, rikthen posterin e turpshëm të fushatës 2023 me dy gishtat e mesit lart: Sot më aktual se kurrë
11 Shkurt, 20:27
-
Arrestimi i Veliajt, Demalia në Report Tv: SPAK po favorizon opozitën, Xoxa u kthye, Llalla ende në arrati! Ku i gjen lekët PD për LaCivitan, apo janë burime të Xenit
11 Shkurt, 20:12
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama merr në dorë fushatën elektorale në kryeqytet: Duhet të jem këtu me gjithë skuadrën! Kandidat në Tiranë? Përgjigjet për Report Tv
11 Shkurt, 20:09
-
SPAK heton Klotilda Bushkën/ Rama: Nuk është pyetur asnjëherë! Kjo nuk është republikë prokurorësh, sepse do të ishte autogoli më i madh që me vullnet të mirë do të bënim
11 Shkurt, 20:02
-
Altin Ketro: Derisa e vërteta e pakundërshtuetshme të dalë, duhet të besojmë në pafajësinë e Erion Veliajt!
11 Shkurt, 19:33
-
Arrestimi i Erion Veliajt, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: U veprua me dy standarde, Olsi Dado s'duhet të ishte prokuror, është futur jashtë kritereve ligjore
11 Shkurt, 19:22
-
Arrestimi i Veliajt/ Rama në ceremoninë e 105-vjetorit të Tiranës kryeqytet: Ajo që ndodhi dje kaloi çdo limit! Në proces jam dëshmitar si janë intimiduar personat
11 Shkurt, 19:19
-
Arrestimi i Veliajt/ Lapaj e Shabani protestë te Kryeministria, iu bashkohen vetëm një grusht njerëzish! Kërkohet dorëheqja e Ramës
11 Shkurt, 19:14
-
'Unë jam me Erionin', deputeti socialist i del në mbrojtje Veliajt: Nuk mund ta trajtojnë si kriminel
11 Shkurt, 18:49