Basha: Rama duhej në Kuvend, del 
ekraneve e fajëson akoma opozitën

Basha: Rama duhej në Kuvend, del <br />ekraneve e fajëson akoma opozitën
TIRANE – Lideri i opozitës Lulzim Basha ka komentuar përmes Facebookut udhëtimin që Rama bëri sërish në Vlorë, për situatën e përmbytjeve. Sipas kreut demokrat Rama sot duhej të ishte në Kuvend për të informuar publikun dhe për të dhënë sqarime për përmbytjet që përfshinë jugun e vendit. Duke iu referuar deklaratës së Ramës se gjendja e përmbytjeve u përkeqësua si pasojë e “keqqeverisjes së mëparshme”, Basha tha se Rama është mësuar të fajësojë opozitën edhe pse ka dy vjet në pushtet. 

“Dje kur të përmbyturit pyesnin “ku është shteti” kryeministri nga Facebook përgjigjej “nuk jemi në televizor”. Sot kur duhej të raportonte në Kuvend e të përballej me të vërtetën, u shfaq në të gjitha ekranet. Të përmbyturit janë në pikë të hallit, nuk dinë ku të vënë kokën e me çfarë të ushqejnë fëmijët, Vajmedeti pozon para kamerave dhe me fjalor të turpshëm fajëson popullin dhe opozitën. Po bën dy vjet në pushtet dhe nuk i ikën zakonit të vjetër të shfajësimeve për paaftësinë e tij. Zgjohu Vajmedet dhe jepu njerëzve ndihmën që meritojnë. Mjaft u talle me shqiptarët.

Ky popull nuk është vetëm për të paguar taksa por edhe për të përfituar prej tyre ne rast fatkeqësish natyrore. Jepu ndihmën se nuk do të lëmë të tallesh me fatkeqësitë. Leri shfaqjet dhe shfajësimet dhe shpall emergjencën”, shkruan Basha në Facebook.

Sot kryeministri Rama inspektoi argjinaturën e Selevecit në Vlorë, ndërsa takoi edhe banorët e fshatit Fitore në Komunën e Novoselës të cilët u prekën nga përmbytjet.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë