Basha: Rama gënjen për uljen
e krimit, vetëm sot dy të vrarë

Basha: Rama gënjen për uljen<br />e krimit, vetëm sot dy të vrarë
Pas fotografisë të publikuar nga kryeministri Rama në profilin e tij në facebook ku thuhej se viti 2015 shënoi minimumin histrik të vrasjeve në Shqipëri, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
 
Basha është shprehur se Rama nxori një zhgarravinë dhe u tall me tre jetë të humbura si të ishin dele e jo njerëz.
 
"Dje Edi Rama nxorri një zhgarravinë duke thënë se po vendos rendin, se numri i vrasjeve është ulur. U tall me 3 jetë të humbura, si te ishin dele e jo njerez dhe u mburr me ate qe eshte deshtimi i tij i madh. Sepse rendi nuk ekziston. Rend nuk ka. Ka sundim te bandave, ka konflikt dhe vrasje me arme. Kete pasiguri ekstreme e ka mbjellur ai në Shqiperi, me kanabizimin e vendit, me sprapsjen e ligjit, me rreshtimin e tij dhe Tahirit në krah të krimit.

Dita sot nis me dy të vrarë, një në Shkodër dhe një në Korcë. Ndërkohë dje policia me urdhër të Ramës e Tahirit i ka bërë rezistencë drejtësisë, duke penguar hetimin e duke mbrojtur 11 tonelata me drogë në Vlorë. Një bandit i qeverisë i del para prokurorit ne Mat dhe me arme ne dore i pret rrugën drejt parcelave me kanabis. 
Ky është shteti i Edi Ramës, nderkohe qe ai llomotit ne Kuvend per drejtesine. Këtu ka përfunduar Shqipëria me Edi Ramen. Shqipëria do jetë pa krime, pa drogë, pa plehra vetëm pa Edi Ramën",
është shprehur Lulzim Basha.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit