Basha: Rama i implikuar në krim
nëse s'kërkon dorëheqjen e Metës

Basha: Rama i implikuar në krim<br />nëse s'kërkon dorëheqjen e Metës
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sot pas deklaratës së bërë nga Kryeministri Edi Rama jashtë zyrave të Prokurorisë. Në reagimin e tij të dërguar për mediat, Basha shkruan se kjo është koha që Rama të mbështesë kërkesën për shkarkimin e Ilir Metës në mënyrë që të bëhet hetimi edhe për ngjarjen e 21 janarit në të cilën ishte i implikuar Ilir Meta. Sipas Bashës në rast se Rama nuk do të mbështesë dorëheqjen e Metës atëherë ai do të tregojë se është edhe vetë i implikuar në ngjarjen e Doshit dhe se ka zgjedhur të bëhet pjesë e mbylljes së hesapeve e të pazareve
 
Të gjithë shqiptarët panë vetë sot sesi Edi Rama nga dera e Prokurorisë, tentoi të diktojë variantin e tij për ngjarjen duke e quajtur skenar aktrimi.

Pra pavarësisht fakteve dhe rrethanave, pavarësisht hetimit dhe punës që duhet të bëjë drejtësia, Edi Rama imponohet duke konkluduar ai i pari për këtë ngjarje.

Ky ishte synimi i tij sot, që del qartë edhe nga fakti se kryeministri e kishte përgatitur verdiktin e tij, e kishte të shkruar dhe e lexoi para kamerave, sido që të ketë shkuar marrja e tij në pyetje.

Më poshtë deklarata e plotë e Lulzim Bashes

Rama nuk ngurroi të vihej në krye të skemës së krijimit të alibive dhe ushtrimit të presionit ndaj drejtësisë.
Vetëm një hetim objektiv, bazuar mbi fakte, dhe i pa influencuar nga politika do të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e të vërtetës. Mundësia për një hetim të tillë kompromentohet rëndë sa kohë që i akuzuari për porositjen e vrasjeve mban postin si numër dy i shtetit.
Edi Rama urdhëroi protestën e 21 janarit edhe pse Ilir Meta kishte dhënë dorëheqjen nga posti i zv/kryeministrit. A do ti kërkojë Edi Rama kësaj radhe Ilir Metës dorëheqjen pas akuzave publike për vrasje të deputetit të tij? Nëse Edi Rama nuk kërkon të paktën dorëheqjen e Metës për këtë akuzë shumë më të rëndë se akuza për të cilën urdhëroi 21 janarin, a nuk vërteton kjo se Rama është bashkëpunëtor në mbulimin e krimit të paralajmëruar? 
Kryeministri ka në dorë të ndihmojë drejtësinë duke i kërkuar Ilir Metës, të akuzuar për porositjen e vrasjes së 2 deputetëve, që të japë dorëheqjen.
Nëse jo, Edi Rama konfirmon se është kokë e këmbë i implikuar, dhe se ka zgjedhur të bëhet pjesë e mbylljes së cështjes, mbylljes së hesapeve e pazareve, dhe jo zgjidhjes që vjen vetëm nga drejtësia.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron