Basha:Rama i ka hipur kalit kundër
qytetarëve, por vota do e rrëzojë!
 

Basha:Rama i ka hipur kalit kundër<br />qytetarëve, por vota do e rrëzojë!<br /> 
TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha tha sot se vota qytetare do të ndëshkojë pushtetin e majtë jo vetëm në zgjedhjet vendore por edhe në ato parlamentare.
 
Gjatë inaugurimit të rrugës “Pasho Hysa”, kryebashkiaku Basha tha se qeveria Rama po ia vështirëson jetën qytetarëve dhe se Bashkia do t’i japë zgjidhje.
 
“Shpreh bindjen se ata që e mendojnë pushtetin si kalit që i kanë hipur e prej të cilit me arrogancë, arbitraritet, nuk mendojnë se si të lehtësojnë jetën e qytetarëve por mendojnë ditë për ditë si t’ua vështirësojnë jetën qytetarëve, si t’ua bëjnë edhe më të vështirë kushtet që tashmë janë vështirësuar gabohen rëndë dhe kam bindjen se kur të ndeshen me gjykimin popullor, me gjykimin qytetar, këtu në Tiranë e anembanë Shqipërisë do të marrin atë që meritojnë. Qytetarët nuk votojnë pushtetarë për t’i hipur kalit e për t’u dhunuar të drejtat, për të projektuar arrogancë, për të përkeqësuar një gjendje tashmë të rëndë dhe të papërballueshme por votojnë zgjidhje për hallet e problemet që kanë, zgjidhje që sot Bashkia e Tiranës do të vazhdojë t’ua japë qytetarëve. Jam i bindur se në të ardhmen, këto zgjidhje dhe këto modele do të funksionojnë për të gjithë Shqipërinë” – deklaroi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Nga rruga Pasho Hysa, Basha përcolli edhe një mesazh për qeverinë:  
“Që të ngjitesh është e vështirë. Të zbresësh është kollaj. Le ta mbajnë mend këtë, para se të vijë hera tjetër për votimet!”  

Kreu i Bashkisë së Tiranës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike më herët ka bërë thirrje për protesta qytetare kundër qeverisjes Rama, veçanërisht duke iu referuar aksionit më të fundit të mazhorancës, kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Sipas demokratëve, qeveria po vendos një shtet policor.

Ndërtimi i rrugës “Pasho Hysa” përfundoi me një investim prej 66.7 milionë lekë, me gjatësi 1208 metra linearë. Kjo rrugë u shërben rreth 5 mijë banorëve dhe lidh njësitë bashkiake nr.1 dhe 2.

Redaksai Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë