Basha:Rama ka futur në dorë bixhozin
plaçkitja nuk ndalet derisa ta largojmë

Basha:Rama ka futur në dorë bixhozin<br />plaçkitja nuk ndalet derisa ta largojmë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë Rama se nuk zbaton ligjin për Lojërat e Fatit, pasi ka në dorë bixhozin.
 
"Ka tre vjet që nuk zbatohet ligji për lojërat e fatit dhe tani u shty, arsyeja është vetëm një, operacioni ishte futja në dorë e bixhozit dhe tani Rama nuk ka më interes ti largojë.
 
Bixhozi xhiron 600-700 mln dollarë, nga këto deklarohen vetëm 100 mln dollarë. Skema për të marrë paratë nga njerëzit e thjeshtë dhe për t'ia dhënë një grushti njerëzisht
" tha ai.
 
Kreu i opozitës ka akuzuar sërish qeverinë për konesionet në shëndetësi.
 
"Edhe për koncesionin e laboratorëve, 10 mln dollarë në vit do të marrë klienti i Ramës. Sot qytetarët japin 1 mln dollarë, klienti i tij do të marrë 10 mln.
 
Buxheti i shëndetësisë u ul nga Rama, për njerëzit nuk ka para, por për klientin ka para.
 
Plaçkitja nuk ka për të ndalur derisa të largojmë Ramën nga pushteti
" përfundoi ai.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Snajperisti goditi armën e atentatorit para se ai të qëllonte! Detaje të reja si i shpëtoi Donald Trump atentatit

Snajperisti goditi armën e atentatorit para se ai të qëllonte! Detaje të reja si i shpëtoi Donald Trump atentatit