Basha: Rama llogari për dhunën
Policë, mos e përlyeni më uniformën 

Basha: Rama llogari për dhunën<br />Policë, mos e përlyeni më uniformën 
TIRANE - Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar sot nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook duke i bërë thirrje prokurorisë që të marrë masa në lidhje me situatën e rëndë të krijuar në vend.

Sipas Bashës, Rama nuk ka ndërmend të dëgjojë rastet e shumta të dhunës e aq më tepër që tu japë atyre një zgjidhje. Basha po ashtu shkruan se Rama dhe të gjithë vartësit e tij do të  mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre.

Në një thirrje drejtuar uniformave blu Basha thotë se këta të fundit nuk duhet të përlyejnë uniformën dhe as të zbatojnë urdhrat politikë për dhunimin e qytetarëve.

Më poshtë statusi i plotë i Lulzim Bashës në Facebook

basha

Dhune ne Kamez, dhune ne komisariatin 5, dhune tek greva e urise. Vendi zien, revolta rritet. Rama nuk ka ndermend te degjoje e te jape zgjidhje. Oferta e tij e vetme eshte dhuna. Do te mbaje pergjegjesi ai dhe gjithe sherbyesit e tij te porosive politike me uniformen e shtetit. U bej thirrje efektiveve te policise te mos perlyejne me tej uniformen, te mos zbatojne verberisht urdherat politike per dhunimin e qytetareve dhe te rinjve qe po kerkojne te drejta ekonomike e drejtesi ne arsim! Per cdo shkelje dhe dhunim do japin llogari para ligjit! I bej thirrje prokurorise se Tiranes, mos te rrije duarkryq para ketyre veprave kriminale por te nise menjehere hetimet per shkelesit e ligjit dhe urdheruesit e tyre. Mosveprimi i institucioneve kur dhunohen te drejtat dhe lirite themelore shkaterron nga themelet besimin dhe respektin per to.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk