VLORË - E njëjta gjuhë e akuzave dhe e përmendjes së premtimeve të pambajtura nga ana e qeverisë në 18 muaj pushtet kanë qenë kryefjalë e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në takimin elektoral të radhës. Gjatë prezantimit të kandidatëve të djathtë për
Bashkinë e Selenicës Përparim Shameti dhe të Himarës Lefteri Prifti, kryedemokrati u kujtoi qytetarëve se dyshja në pushtet Rama-Meta po i kërcënojnë për të ruajtur pushtetin e tyre personal në mungesë të alternativave konkrete për një rritje ekonomike dhe mirëqenie të përgjithshme.
“Për shkak të kësaj situate njerëzit janë nxjerrë në rrugë, bizneset janë mbyllur, fuqia blerëse ka rënë, taksat dhe çmimet janë rritur, fitohet me pak dhe paguhet më shumë”, -theksoi lideri demokrat.
Sipas Bashës në njësitë vendore të qeverisura nga të majtët jetohet më keq.
“Tani që e dinë që s’ia dalin dot me premtime, se populli thotë, prapë premtime, prapë mashtrime, i janë kthyer kërcënimeve, po s’votuat për ta nuk ka bukë, nuk ka drita, nuk ka ujë, nuk ka lek. Këto dy vjet që kishin edhe bashkinë, edhe qeverinë, a kishte punë? A kishte investime? A kishte kantiere të reja? A kishte zhvillim? A kishte subvencione? Këta edhe kur i kanë pasur të dyja pushtetet i kanë bërë po aq keq, madje edhe më keq, sepse siç më tha Jorgua i mençur në Himarë, “Rilindja ka një parullë, imja imja, e jotja e imja”,- theksoi kryetari Basha.
Në vijimësi të takimeve, qytetarët i kanë shprehur Bashës shqetësimet e tyre konkrete të abuzimit që sipas tyre bëhet me ndihmën ekonomike dhe pagesat për personat me aftësi të kufizuara.
58-vjeçari Shefit Xhela, njëri prej tyre ka sqaruar se djalit të tij të sëmurë i është hequr ndihma ekonomike dhe për këtë padrejtësi nuk di se ku të drejtohet pasi has në arrogancën shtetërore. Për një tjetër qytetar, jetesa me 100 euro në muaj që ka përfituar nga pensioni i parakohshëm nga puna në minierë nuk është i mjaftueshëm për të përballuar jetesën për 5 persona që ka në familje përfshirë dhe djalin shurdh-memec të cilit ia kanë ndërprerë kempin.
Të gjitha këto shqetësime Basha i ka quajtur si gjithmonë “premtime të pambajtura” nga ana e dyshes Rama-Meta të cilët sipas tij erdhën në pushtet duke premtuar 300 mijë vende pune, legalizime falas, ulje të çmimit të energjisë, karburantit e subvencionet etj.
“Tani po mbushet 2-vjeçari, ku i ka 150 mijë vende pune? Papunësia është rritur me 7 përqind”, -ka nënvizoi Basha.
Në Himar kandidatja Lefteri Prifti do të jetë në garë përballë Gjergji Goros të krahut të majtë.
Redaksia Online
(b.p/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
39.4%
-
Të gabuar
54.4%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 7461
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Teatri Shëtitës ‘Çajupi’ vjen tek Skampa në Elbasan me premierën ‘Agnesa e Zotit’
5 Tetor, 21:26
-
Projekti i NASA-s, 60 të rinj shqiptarë testohen në Korçë! 17-vjeçari me medalje të artë në AI: Punova 7 vite
5 Tetor, 21:12
-
Ylli Pata: Sekretet që fsheh Berisha për 7 tetorin
5 Tetor, 21:03
-
Jo vetëm goli, Kumbulla shkëlqen në duele dhe minuta në fushë! Notë e lartë për shqiptarin në La Liga
5 Tetor, 20:46
-
Bum kërkesash për kredi, por rekord refuzimesh nga bankat! 1 në 4 aplikime nuk pranohet
5 Tetor, 20:38
-
Vlora e tradhëtuar
5 Tetor, 20:34
-
Vlorë/ Përmirësohet situata gjatë pasdites, largohet uji nga rrugët! Problem mbetet balta dhe inertet
5 Tetor, 20:30
-
Pogradec/ Aksidentoi për vdekje mbrëmjen e djeshme 40 vjeçarin, arrestohet drejtuesi i automjetit
5 Tetor, 20:24
-
Mjekja estetiste: Kujdesuni për lëkurën tuaj periodikisht jo me sezone
5 Tetor, 20:15
-
Këshilluesja e gjidhënies Zamira Bolan: Ja kur është momenti më i mirë për të shkëputur gjirin
5 Tetor, 20:12
-
Përmbytjet/ Çuçi viziton Hidrovorin e Vlorës: Do shohim çfarë çedoi! Bashkia do ndërhyjë tek ndërtime pa leje mbi kolektorë
5 Tetor, 20:02
-
Përmbytjet në Vlorë/ Kanali i ujërave të larta shkaktoi dëme, Report Tv sjell pamje nga lagja Karabash ku duket ndotja dhe dëmtimi i kanalit
5 Tetor, 19:49