Basha: Rama-Meta po instalojnë
shtetin policor, qytetarët në borxhe

Basha: Rama-Meta po instalojnë<br />shtetin policor, qytetarët në borxhe
TIRANE- Politikat fiskale të qeverisë kanë dobësuar ekonominë e familjeve shqiptare, duke zhytur konsumatorët dhe borxhe, dhe duke rritur papunësinë. Kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, njëherësh kryetar i Bashkisë së Tiranës, gjatë një tryeze me gratë sipërmarrëse. Duke akuzuar qeverinë Rama-Meta se po instalon shtetin policor, Basha tha se me aksionet e ndërmarra “nuk po zbatohet ligji, por po instalohet frika”.
 
“Të flasësh sot për biznes kërkon guxim të madh, kur shumica e njerëzve flasin për mbijetesën. Biznesi është më i kërcënuar se kurrë, qytetarët janë më të varfër. Sot është më keq në çdo fushë. 1 në 3 shqiptarë sipas statistikave zyrtare është i zhytur në borxh për konsumin e përditshëm, për bukën e gojës. Ky është rezultati i politikave fiskale të qeverisë. Papunësia po rritet, po arrin në nivelin 20%. Shteti në vend që të ulet me sipërmarrësit dhe të diskutojë si të zgjidhet kjo sitiatë, ka vendosur të qendrojë i shurdhët.
 
Ne jemi për shtet ligjor, dhe të zbatimit të ligjit, por tjetër gjë është zbatimi i ligjit, e tjetër gjë shteti policor që instalon frikën. Nuk është neglizhencë, por është çështje vizionesh që nuk mund të pajtohen me njëri-tjetrin, është çështje mentaliteti policor, apo mentaliteti demokratik. Kur njerëzit reagojnë e nisin protestat për bukën e gojës, apo të drejta të shkelura arbitrarisht, nuk janë të ndikuara politikisht. Nuk mbledhin dot paratë e energjisë, dhe ‘ç’bëjnë, rrisin çmimin, heqin fashën. Por zgjidhja nuk është kjo”, tha Basha.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit