Basha:Rama-Meta rrënojnë shtetin 
KM po hakmerret ndaj denoncuesve

Basha:Rama-Meta rrënojnë shtetin <br />KM po hakmerret ndaj denoncuesve
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i sapokthyer nga Brukseli ka lëshuar akuza në adresë të mazhorancës, duke pohuar që qeveria po dhunon dhe po shkel të drejtat e qytetarëve. Ai bëri përgjegjës Ramën dhe Metën për humbjet në energji ndërsa i cilësoi absurditete ultimatumet për ndëshkime ndaj vjedhësve të energjisë elektrike.

"Kryeministri po lëshon ultimatume prej të mbyturi duke harruar se përgjegjesi numër një për humbjet dhe vjedhjet e energjisë elektrike  është vetë ai që ka lejuar, inkurajuar dhe bekuar emërimin në detyra drejtuese në këtë sektor jetik, të shumë personave nga kontigjenti i tij i preferuar i të padiplomuarve, pazarxhinjve dhe të korruptuarve." -tha Basha.
 
Ai shtoi se Rama po sulmon ata që e kanë denoncuar duke e lidhur këtë me arrestimin e dy ditëve më parë të ndërtuesit Hajredin Fratari, por jo vetëm. Ajo që po ndodh tha Basha vjen për shkak se në emërimet e reja ne vende kyçe janë njerëz te inkriminuar ose te pa shkolluar që po shkelin rëndë Kushtetutën e vendit. Për ta Basha kishte një paralajmërim.

"Të mos gënjejë mendja askënd! Të gjithë ata që dhunojnë dhe abuzojnë me jetën, dinjitetin dhe pronën e qytetarëve shqiptarë, të gjithë ata që kanë shkelur dhe po shkelin ligjin dhe të drejtat e qytetarëve, nuk do të amnistohen kurrë dhe do të mbajnë përgjegjësi të plotë penale, morale dhe qytetare!"- tha Basha.

Kreu i opozitës akuzou në fillim të deklaratës së tij qeverinë se po dhunon standardet e shtetit, ai theksoi se denoncon me forcë rrënimin e standardeve të shtetit ligjor nga dyshja Rama-Meta.
 
Sipas tij kryeministri Rama po hakmerret ndaj qytetarëve që kanë denoncuar korrupsionin në kohën kur ai ishte kryetar Bashkie dhe tani që është Kryeministër. Më tej ai akuzoi qeverinë se po shkatërron edhe pronat e qytetarëve të ndershëm.

“Denoncojmë shkeljet e të drejtave të njeriut. Dyshja Rama –Meta po dhunojnë standardet e shtetit. Rama po hakmerret ndaj qytetarëve që e denoncuan korrupsionin dhe po shkatërron pronat e qytetarëve të ndershëm. mbi 2 milionë shqiptarë po rrënohen përditë.”- u shpreh Basha.
 
Në këtë linjë ai u shpreh se Partia Demokratike do vazhdojë të denoncojë pseudo-zyrtarët që shkelin ligjin dhe shkatërrojnë pronat e qytetarëve dhe se kur të vijnë në pushtet këta shkelës sipas Bashës, nuk do t’i shpëtojnë përgjegjësisë.
 
“Kam një premtim solem; të gjithë ata sekserë që guxojnë të shkelin ligjin do vazhdojmë t’i denoncojmë brenda dhe jashtë vendit. Nëse ja kanë dalë t’i shpëtojmë përgjegjësisë deri më sot me ndihmën e kësaj qeverie nuk do i shpëtojnë përgjegjësisë. Të gjithë ata që kanë shkelur dhe po shkelin ligjin nuk do amnistohen kurrë dhe do mbajnë përgjegjësi të plotë.”
 
Gjithashtu Basha ndërsa theksoi se Partia Demokratike nuk do të lejojë askënd që të dhunojë jetën, lirinë dhe pronën e shqiptarëve. I bëri thirrje prokurorisë dhe gjykatave të vendit t’i përmbahen rigorozishit kushtetutës dhe ligjit.

PD nuk do lejojë askënd të dhunojë jetën, lirinë dhe pronën e shqiptarëve. Shteti demokratik forcohet duke dënuar pa kompromis shkelësit e ligjit. Ju bëj thirrje pseudozyrtarëve të mos guxojnë të prekin më jetën dinjitetin dhe pronën e qytetarëve shqiptarë. I bëj thirrje prokurorisë dhe gjykatave të vendit ti përmbahen rigorozishit kushtetutës dhe ligjit”- u shpreh Basha.

Deklarata e plotë e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE

Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE