Basha:Rama korrupsion me 
energjinë, e blen dyfish më shtrenjtë

Basha:Rama korrupsion me <br />energjinë, e blen dyfish më shtrenjtë
TIRANE - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka përsëritur denoncimin për korrupsion në sistemin e energjisë dhe ka kërkuar që prokuroria të nisë hetimet për këtë rast.

Basha tha se këto janë ditët kur mijëra familje që janë përmbytur dhe kanë nevojë për ndihmën e qeverisë por kjo e fundit është inekzistente në terren për shkak se është e zhytur në korrupsion. Këtë herë edhe vetë kreu i PD njësoj si përfaqësuesit e kësaj partie ka denoncuar blerjen e energjisë elektrike me dyfishin e çmimit.

Në deklaratën e tij Basha i bën thirrje Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet për këtë rast vjedhjeje pasi qeveria sipas tij ka përfituar nga xhepat e taksapaguesve.
 
Sipas Bashës energjia po blihet me dyfishin e çmimit me të cilin ajo mund të ishte blerë më parë. Për dy javë thotë Basha blerja e energjisë i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë të paktën 4 milion euro dhe nëse OSSHE do ta kishte blerë energjinë direkt nga KESH këto shpenzime do të ishin kursyer. Sipas kreut të PD nëse situata do të ishte menaxhuar siç duhet, atëherë 4 milion eurot do të ishin përdorur për familjet e të përmbyturve, por “Kjo - tha Basha - nuk ndodh pasi motivi i Edi Ramës dhe qeveritarëve tanë nuk është interesi publik. Siç del qartë në këtë rast, motivi është të fusin në xhep 4 milionë euro të cilat dalin nga xhepat e qytetarëve”.


Më poshtë deklarata e plotë e Lulzim Bashës
 
Ka një anë tjetër të tmerrshme të qeverisjes së Edi Ramës në këtë ditë. Qeverisja e tij është inekzistente në terren, por shfaqet me mënyrën më të pabesueshme të korrupsionit, pikërisht në këto ditë të fatkeqësisë natyrore. Në kulmin e përmbytjeve, kur mijëra familje janë të rrethuara nga uji, Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytur në korrupsion.
Miliona euro që mund ti shkonin në ndihmë të përmbyturve, të dëmtuarve, të sëmurëve, fëmijëve e të moshuarve, kanë përfunduar në xhepat e zyrtarëve të korruptuar përmes një skeme kriminale abuzimi. Jo vetëm që nuk u shkohet në ndihmë banorëve, jo vetëm nuk shpallet gjendja e emergjencës, jo vetëm nuk bëhet transparencë nëse ka vënë fonde në dispozicion dhe sa janë këto fonde, por Edi Rama ka vendosur të nxjerrë fitime marramendëse nga përmbytjet për vete dhe për klientët e tij.
Ja si funksionon skema kriminale. Blerja e fundit e energjisë që ka bërë OSHEE, është dy herë më e shtrenjtë sa çmund të ishte. Këtu kemi dokumentin zyrtar që tregon çmimin me të cilin KESH ka tregtuar energjinë për kompanitë private. Dokumenti tregon qartë se KESH e ka shitur energjinë mesatarisht me 30 euro megavatin, sipas profileve. Ky është dokumenti tjetër, që tregon se OSHEE e ka blerë energjinë me 57 euro për megavat, pra dyfishin e çmimit me të cilin e ka shitur korporata shtetërore energjitike. I gjithë ky abuzim në harkun e dy javëve, u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë të paktën 4 milionë euro. Nëqoftëse OSHEE do ta kishte blerë energjinë direkt nga KESH-i, taksapaguesve shqiptarë do t’u ishin kursyer të paktën 4 milionë euro.
Këto do të mjaftonin për të ndihmuar në normalizimin e situatës së mijëra familjarëve që nuk kanë sot energji, ujë të pishëm, medikamente, ushqime për vete apo për gjënë e gjallë.
Por motivi i Edi Ramës dhe qeveritarëve tanë nuk është interesi publik. Siç del qartë në këtë rast, motivi është të fusin në xhep 4 milionë euro të cilat dalin nga xhepat e qytetarëve.
Ja pra si qeveriset ky vend. Ja si qeveriset nga Edi Rama dhe ministrat e tij edhe në ditët e fatkeqësisë së madhe kur kërkohet dhe pretendohet solidaritet me të përmbyturit. Ja si e kanë mendjen tek përfitimi dhe se si nuk ua ndjen fare për të përmbyturit. Në fakt kjo ilustron edhe njëherë se emergjenca më e madhe kombëtare, është kryeministri i papërgjegjshëm dhe i korruptuar Edi Rama. Kjo është fytyra e të keqes, e arrogancës, e abuzimit dhe pandjeshmërisë për njerëzit dhe problemet e tyre. Kjo është qeveria e korrupsionit, e mashtrimeve dhe e papërgjegjshmërisë.
Unë i bëj thirrje prokurorit të Përgjithshëm të nisë menjëherë, sot, tani hetimet për këtë vjedhje, për këtë përfitim të qeveritarëve në kurriz të të përmbyturve dhe gjithë taksapaguesve shqiptarë. Ndërkohë, i bëj edhe njëherë thirrje të shpallë gjendjen e emergjencës. Të mobilizojë resurset, të bëjë transparente se çfarë ka vënë në dispozicion, sa ka vënë në dispozicion, si po administrohet. Përsëris thirrjen time të gjithë simpatizantëve, mbështetësve të Partisë Demokratike, pushtetarëve tanë lokalë, të jemi në krah të njerëzve dhe të kontribuojmë me çfarë të mundemi në këto ditë të vështira. Parësore për ne është jeta, shëndeti dhe prona e tyre.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë