Basha: Rama në konflikt interesi me SPAK, i ushtron trysni

Basha: Rama në konflikt interesi me SPAK, i ushtron trysni

Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë shprehet se qeveria e Edi Ramës është pengesa kryesore për zhvillimin e vendit dhe forcimin e drejtësisë.

Lulzim Basha thotë se kryeministri Rama është në konflikt interesi me SPAK-un, duke u përpjekur ta trysnojë dhe pengojë përmes mekanizmave institucionalë. Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, thotë se amendamentet për mbështetjen e SPAK-ut, të propozuara prej tij në Kuvend, mbahen të bllokuara nga qeveria për shkak të frikës nga një drejtësi e pavarur.

Në postimin në rrjetet sociale, Basha thotë se qeveria e Edi Ramës është pengesa kryesore për zhvillimin e vendit dhe forcimin e drejtësisë.

Shqipëria është vend i varfër, sepse ka qeverinë më të korruptuar në Europë. 
Lista e gjatë e bashkëpunëtorëve të Edi Ramës në dyert e drejtësisë, e ka vendosur atë në konflikt interesi me SPAK-un, prandaj përpiqet ta anatemojë, trysnojë dhe rrethojë institucionlisht, përmes komisionit të posaçëm.

Prej prillit kam depozituar në Kuvend amendamente që sigurojnë mbështetjen e nevojshme për SPAK-un, por ato mbahen të kyçura në sirtaret e Kuvendit nga Edi Rama, sepse ai ka frikë nga një drejtësi e fortë dhe e pavarur. Për këtë arsye, ai është një kërcënim për investimin më të madh të shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë në rrugën e vendit tonë drejt BE-së.

Fundi i pandëshkueshmërisë kërkon një qeveri anti-korrupsion, që respekton punën e SPAK-ut dhe të GJKKO-së dhe krijon kushtet e domosdoshme për fuqizimin e tyre, në mënyrë që të gjithë ata që kanë abuzuar me djersën e shqiptarëve të mbahen përgjegjës para ligjit. 

Shqipëria meriton më shumë!

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jari N: 11/12/2024 15:40

    O Lyl Basha po mor po 7 × 7 = 42, ik o Lul se e bëre PD kashtë e Koqe o i 12 në përruaa.

    Përgjigju
  • Askushi: 11/12/2024 15:35

    Amon cna e mxirrni ket.pa ere pa ngjyre pa shije.me vlere ka kur eshte ne gjume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Monitorimi i Reformës në Drejtësi/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, takim pune me drejtues të organizatave të shoqërisë civile

Monitorimi i Reformës në Drejtësi/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, takim pune me drejtues të organizatave të shoqërisë civile