Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar këtë të enjte përmes një njoftimi për mediat në lidhje me rrezikimin e pjesëmarrjes së partisë së Blushit në zgjedhjet e 18 qershorit.
Sipas Bashës, ky është akti i fundit i Ramës kundër zgjedhjeve të lira. Basha deklaroi, se kryeministri është rreziku më i madh për votën dhe demokracinë në Shqipëri. Ai shtoi se ky është një moment kritik për vendin.
Kryetari i Partisë Demokratike, rikujtoi në fund të deklaratës së tij, protestën e opozitës më 18 shkurt.
Deklarata e plotë e Lulzim Bashës:
Përpjekja për të penguar pjesëmarrjen e disa subjekteve politike në zgjedhje duke përfshirë partinë e Blushit është akti i fundit i Ramës kundër zgjedhjeve të lira.
Ai ka futur në punë çdo mjet e levë që ka në dorë për të vjedhur zgjedhjet. Liron një bandë, shpik diagnozë për të nxjerrë një kriminel nga burgu, numëron tonelatat e drogës dhe lekët e pista me të cilat do të blejë zgjedhjet. Të gjithë këto për të ndalur vullnetin e lirë të njerëzve. Prandaj ka 1 vit që kundërshton votimin dhe numërimin elektronik.
Kjo e fundit është një provë më shumë se Edi Rama është rreziku më i madh për votën dhe demokracinë në Shqipëri. Ky është një moment kritik për vendin.
Me #18Shkurt #NgrihemiBashkë me cdo shqiptar që beson tek demokracia dhe zgjedhjet e lira, për fatin e vendit, për fatin e fëmijëve tanë.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com