Kreu demokrat, Lulzim Basha, i ka kthyer përgjigje në mënyrë urgjente kryeministrit Edi Rama. Krerët e dy partive më të mëdha në vend kanë zgjedhur ‘Twitter-in’ për të debatuar, në një kohë ku gjithë politika 'zien', teksa kërkohet arrestimi i deputetit Saimir Tahiri.

Menjëherë pas deklaratës së Ramës, ku shkruante se ai do luftë me krimin, ndërsa Basha do krimin për politikë, ky i fundit reagon duke i thënë se Rama dhe qeveria e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. 

“Edi Rama dhe qeveria e tij jane te zhytur ne krim dhe te kapur nga krimi. Tahiri dhe kriminelet Habilaj jane ligji dhe shteti i Edi Rames”, shkruan Basha.

basha twitter

(Postimi i Bashës në Twitter)

d.c./shqiptarja.com