Basha: Rama po e ndryshon
INSTAT, që të mbulojë mashtrimet

Basha: Rama po e ndryshon<br />INSTAT, që të mbulojë mashtrimet
TIRANË - Kryetari i PD Lulzim Basha e ka konsideruar ndryshimin e funksionimit të INSTAT, paralajmëruar nga kryesocialisti Edi Rama, tentativë për të manipuluar të vërtetën dhe fshehur dështimin e premtimeve piramidale të 23 qershorit. Këtë e ka bërë gjatë përurimit të rrugës “Gramoz Pashko” në kryeqytet.
 
Basha ka garantuar se Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm, në mbrojtje të çdo institucioni, sikundër do të demaskojë pa reshtur çdo përpjekje të mazhorancës së re, për të manipuluar dhe fshehur mosmbajtjen e premtimeve të 23 qershorit.

“Qëndrimi i djeshëm i kryesocialistit, edhe njëherë dëshmon një mendësi të vjetër anti-shtet, anti-institucione. Ky është një propozim, për të zhdukur  dhe eliminuar një zë të fuqishëm të së vërtetës, që është Instituti i Statistikave, zë të cilin opozita e djeshme e ka përdorur sa herë i ka leverdisur. Nuk kemi të bëjmë vetëm me qëndrim me dy standarde, por kemi të bëjmë me një projekt të rrezikshëm anti -shtet, zhdukja e një zëri të besueshëm siç është INSTAT, me qëllim për të manipuluar të vërtetën dhe fshehjen e dështimeve të pritshme dhe mosmbajtjen e premtimeve piramidale të 23 qershorit.
 
Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të çdo institucioni, do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të INSTAT-it si një institucion i zërit të besueshëm dhe i të vërtetës dhe në çdo rast do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të së vërtetës dhe nxjerrjen e saj para shqiptarëve ashtu siç është, demaskimin e çdo përpjekjeje për ta manipuluar atë akoma pa u instaluar në pushtet, si një përpjekje për të manipuluar vetë kontratën e 23 qershorit, që po faktohet dita-ditës si një kontratë mashtrimi karshi qytetarëve shqiptarë” – theksoi Basha.
 
RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS "GRAMOZ PASHKO"
Me një investim prej  99.6 milionë lekësh, ka përfunduar ndërtimi i rrugës “Gramoz Pashko” që u shërben rreth 8 mijë banorëve. Përgjatë kësaj rruge me gjatësi 541.5 m, gjerësi 7 m dhe  trotuare në dy anët,  janë ndërtuar  kanalizimet e ujërave të bardha dhe  të zeza, është risistemuar dhe pastruar kolektori, janë vendosur 69 shtylla  të ndriçimit rrugor si dhe janë mbjellë 270 pemë bli. Përgjatë gjithë segmentit rrugor, janë kryer punime për linjat rezervë, fibra optike dhe shërbimet inxhinierike nëntokësore.
 
“Kjo është një rrugë tërësisht e re e kryeqytetit, që u shërben mbi 8 mijë banorëve dhe mbi 30 mijë qytetarëve të tjerë që do ta përdorin atë si arterie komunikimi ditë për ditë. Është një rrugë e bërë me parametra modernë, që ka ndryshuar tërësisht cilësinë e jetës së këtyre banorëve, këtu, mban emrin e një prej themeluesve të Partisë Demokratike dhe sot jam jashtëzakonisht i kënaqur, që bashkë me banorët shikojmë përfundimin e një pune, e cila faktikisht bëri sikur nisi për afro 10 vjet, por nuk nisi asnjëherë”, u shpreh Basha.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë