Basha: Rama që s’ka punë bën
llogje, ne bëjmë Tiranën moderne

Basha: Rama që s’ka punë bën<br />llogje, ne bëjmë Tiranën moderne
TIRANE - Inaugurimet e rrugëve dhe investimet e Bashkisë në kryeqytet, vijojnë të “shfrytëzohen” nga kryetari Lulzim Basha për të hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama.
 
Gjatë inaugurimit të rrugëve në bllokun e banimit “Qemal Stafa”, kryebashkiaku Basha tha se ndryshe nga qeveria, e cila sipas tij bllokon punimet, Bashkia punon për një Tiranë moderne.
 
"Investimi në këtë zonë është në vazhdën e përpjekjes sonë për një Tiranë moderne, ku standardi i jetës nuk shtrihet vetëm në qendër, por edhe në lagje si kjo të lënë prej vitesh në harresë. Është e rëndësishme që Bashkia e Tiranës të vazhdojë me vizionin e saj të punës, dhe ne këtë po bëjmë. Tirana moderne kërkon punë jo llogje. Kush nuk bënë punë, bën llogje. Ata që nuk po hapin fronte të reja pune, ndihen të kërcënuar dhe gjejnë zgjidhje me bllokime”, -u shpreh Basha.
 
Kreu i Bashkisë së Tiranës akuzon qeverinë se ka bllokuar punën e Bashkisë për të kryer investime, pasi sipas tij nuk firmos projektet duke i lënë ata vetëm në letër.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën