“Ky që i le ata të vetevriten e të vdesin së ftohti për 3 mijë lekë por deputetët e tij kriminelë e kusare i blaton perditë me tendera, konçesione, laguna, naftë, krom, kontrabandë cigaresh dhe emerime të paligjshme, ky pra kujton se do të gjeje shpëtim duke i fryrë përçarjes e dasisë. Ngrihuni toskë e ngrihuni gegë, ngrihuni shqiptarë ti tregojmë vendin.”-shkruan Basha
Rama tha se të gjithë pronarët sipas tij të ardhur nga veriu i shqipërisë gjatë kohës së qeverisjes së djathtë që kanë uzurpuar bregdetin e jugut do të shpronësohen duke i lënë vend vendasve.
Për këtë, Basha thotë se Rama është mbushur me urrejtje dhe përçmim për popullin, ndërkohë që po mbështet sarajet e miqve të tij.
“I mbushur deri në fyt me mllef, urrejtje dhe përçmim për popullin e tij, njeriu që ndërtoi pa leje në mes të Tiranës simbolin e izolimit, terrorit dhe mjerimit, ky që bekoi sarajet pa leje të Kokedhimës me shokë dhe dhjetra ndërtime të tjera pa leje të familjareve dhe klientëve të tij në mes të Parkut të Tiranës, në lulishtet e pallateve të Tiranës, në bregdet e kudo, ky që për vete ndërtoi një vilë bunker 56 metra të gjatë pa bërë asnjë transparencë para shqiptarëve, ky zhvatës përsëritës i përbuzur nga mbarë vendi e kombi, shpreson të gjejë strehë në jug duke sulmuar veriun, por më keq për të”-shkruan Basha
Basha nuk ka nguruar që ti bëjë edhe njëhërë thirrje shqiptarëve për të marrë pjesë në protestënb e së enjtes para parlamentit gjë të cilën e ka bërë edhe gjatë ditës së sotme me disa fletëpalosje
Partia Demokratike ka shpërndarë fletëpalosjet e protestës së 17 dhjetorit në orën 10:00 përpara ndërtesës së Parlamentit, me thirrje për “ndaljen e instalimit të diktaturës në Shqipëri”. Demokratët ftojnë qytetarët që t’i bashkohen tubimit të ditës së enjte, paralelisht me punimet e Kuvendit ku në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi nen për nen i projektbuxhetit të vitit të ardhshëm 2016.
“Për t’i dhënë zë të gjitha pakënaqësive, halleve, problemeve me të cilat përballemi çdo ditë, me çmimet që rriten, me taksat që rriten, me dhunën ndaj biznesit, me të papunët që shtohen, me ikjet masive, me abuzimet e qeveritarëve, me pasigurinë në vend, me situatën e rënduar në të cilën është zhytur Shqipëria. Për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë instalimit të diktaturës në Shqipëri: Bashkohuni me ne për të protestuar që të ndalim të keqen dhe t’i hapim rrugë të re të ardhmes dhe zhvillimit të Shqipërisë”, thuhet në fletëthirrjet e Partisë Demokratike, që u janë shpërndarë qytetarëve për protestën e të enjtes.
Ja mesazhi i tij i plotë në “Facebook”
“I mbushur deri në fyt me mllef, urrejtje dhe përçmim për popullin e tij, njeriu që ndërtoi pa leje në mes të Tiranës simbolin e izolimit, terrorit dhe mjerimit, ky që bekoi sarajet pa leje të Kokedhimës me shokë dhe dhjetra ndërtime të tjera pa leje të familjareve dhe klientëve të tij në mes të Parkut të Tiranës, në lulishtet e pallateve të Tiranës, në bregdet e kudo, ky që për vete ndërtoi një vilë bunker 56 metra të gjatë pa bërë asnjë transparencë para shqiptarëve, ky zhvatës përsëritës i përbuzur nga mbarë vendi e kombi, shpreson të gjejë strehë në jug duke sulmuar veriun, por më keq për të. Ai është njësoj i neveritur, kudo sepse prej dy vitesh shtyp e varfëron çdo shqiptar, në Vlorë, në Sarandë, në Shkodër, Tropojë, Elbasan e Durrës, Korçë e Lezhë. Një i paturp që tregon popullin me gisht si hajdut, por për vete ndalon me ligj hetimin e vjedhjes së shekullit prej 600 milion euro, ky për të cilin raporti i punës së OSBE shkruan se ka një pasuri prej 200 milion euro, ky aksident i historisë sonë kombëtare me pasoja të rënda i fryu sot nga Bregu i shqiptarisë ndarjes dhe përçarjes midis shqiptarëve.
I tmerruar nga një popull i tërë që e njeh si përgjegjësin dhe shkaktarin e krizës më të thellë ekonomike dhe sociale në vend, i zgërlaqur nga mosbindja civile dhe protesta që sa vjen e rritet, ky që ka lënë në baltë gegë e toskë, demokratë e socialistë, ky që i le ata të vetevriten e të vdesin së ftohti për 3 mijë lekë por deputetët e tij kriminelë e kusare i blaton perditë me tendera, konçesione, laguna, naftë, krom, kontrabandë cigaresh dhe emerime të paligjshme, ky pra kujton se do të gjeje shpëtim duke i fryrë përçarjes e dasisë. Ngrihuni toskë e ngrihuni gegë, ngrihuni shqiptarë ti tregojmë vendin. Vendimi për largimin e Edi Ramës është popullor, kombëtar dhe i pakthyeshëm! Të enjten me 17 dhjetor para Kuvendit! Shqipëria NGRIHET e nuk prapset. Të gjithë në shesh për të ndalur qeveri-fatkeqësinë”.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)