Gjatë fjalës së tij kreu i PD tha se kryeministri pas 3 vitesh nuk mbajti asnjë premtim, nuk bëri asgjë për bujqësinë dhe tani ju kërkon të marrin kredi, ndërkohë që ju kishte premtuar subvencione.
Sipas Bashës, ndërsa 192 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë duhet të shkonin për projekete apo subvencione për fermerët, kryeminsitri ua dha 192 milionë euro iu dhanë vetëm 11 klientëve të tij.
Në këtë takim Basha solli në vëmendje programin e Partisë Demokratike për bujqësinë, ku ndër të tjera parashikohen rreth 100 milionë euro subvencione direkte për fermerët.
Kreu i demokratëve ka theksuar se komunikimi, përfshirja dhe bashkëpunimi me qytetarët, një hapje e re e PD drejt vlerave dhe prurjeve të reja që ndajnë të njëjtat vlera me demokratët janë çelësi i përballjes së madhe popullore dhe fitores ndaj kartelit të drogës, krimit dhe korrupsionit qeveritar.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com