Basha: Rama zhduku dëshmitarin
e Frrokut, të mbajë premtimet

Basha: Rama zhduku dëshmitarin<br />e Frrokut, të mbajë premtimet
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të mbajë premtimet me të cilat erdhi në pushtet. Nga  kuvendi zgjedhor në degët nr. 1, 2 dhe 11, të kryeqytetit, kreu i opozitës tha se zhdukja e dëshmitarit të vrasjes së komisar Dritan Lamaj është dëshmia me rrëqethëse e kapjes së shtetit nga krimi dhe mafia.

 “Shqiptarët po vetëdijesohen se jo vetëm që nuk do i mbajnë premtimet këta dy zullumqarë por gjithnjë e më shumë po i largohen e do i largohen përfaqësimit të votës së 23 qershorit, pse atë votë e kanë marrë edhe me ndihmën e krimit e të mafies e cila sot kërkon haraçin, sot është në Parlament e ka guxim të kërcënojë edhe opozitën. Pse s’i kaluan ligjet të enjten? Sepse disa prej tyre s’kishin kohë të ishin në Kuvend, se po hanin tortën në ditëlindjen e Frrokut. Torta u vonua. Cila ishte torta që u vonua? Zhdukja e dëshmitarit nga drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve është një skenar rrëqethës që të kujton mafien më të zezë”, tha Basha.


Kreu i opozitës tha se PD do t’i përgjigjet këtij realiteti të rëndë dhe ogurzi me njerëzit më të mirë të zgjedhur për të drejtuar PD, përmes votës së lirë dhe me besimin që kjo forcë politike po zgjon tek çdo qytetar anembanë vendit”



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Pjesëtarë të KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë monitorojnë situatën në Varage të Zubin Potokut

Pjesëtarë të KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë monitorojnë situatën në Varage të Zubin Potokut