TIRANE- Po me anë të një letre, lideri i opozitës i është përgjigjur të dielën vonë kreut të qeverisë, për ftesën e tij lidhur me diskutimin për reformës territoriale. Në letrën dërguar kreut të qeverisë, Basha shprehet i gatshëm për t’u takuar me kundërshtarin e tij politik, ndërsa shton se “ekzekutivi po bllokon pushtetin vendor”. Ai kërkoi garanci për konsensus gjatë votimit në Parlament, duke theksuar se vetoja në komisionin e bashkëkryesuar nga opozita dhe shumica, nuk është e mjaftueshme pa atë në Kuvend. Në letrën e nisur nga Basha thuhet se në të nuk ka asgjë të re lidhur me qëndrimet e deritanishme për reformën territoriale.
“Pika kyçe që mbetet për t’u pohuar qartë dhe publikisht është një dhe vetëm një: jeni apo nuk jeni për votimin me konsensus të kësaj reforme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Konsensusi në komision është i pamjaftueshëm. Vetëm pranimi i konsensusit do të bënte të mundur që takimi ynë të mos ishte një rilexim sy në sy i letrave që ju keni preferuar t’i shkëmbejmë publikisht, shkruan kreu i PD-së.
Ndërkaq, Basha thekson se për miratimin e kësaj reforme kërkohet si minimum konsensus politik dhe gjithëpërfshirje.
“Me keqardhje vërej se në letrën që më keni dërguar nuk ka të reja përtej qëndrimeve dhe veprimeve të deritanishme të shumicës suaj në lidhje me reformën administrative-territoriale. Kjo reformë kërkon si minimum konsensus politik mes shumicës dhe opozitës dhe si optimum kushtetues, gjithëpërfshirje të publikut”, shkruan Basha në letrën drejtuar kreut të qeverisë.
Ndërkaq në letrën e tij, kreu i PD i thotë Ramës së nuk i ka 84 votat për kalimin e reformës në Kuvend, duke i kujtuar se nuk i ka votat për miratimin me shumicë të cilësuar. Sipas Bashës me këtë letër opozitës i ofrohet “vitrina e konsensusit, por jo vetë konsensusi”.
“Konsensusi ka kuptim vetëm kur finalizohet me votim në sallën e Kuvendit. Në këtë pikë, as teoria, as praktika nuk lënë hapësirë për shpikje apo eksperimente. Në thelb, ju na ftoni të hartojmë me konsensus në komision, por të votojmë sipas numrave në Kuvend.
Me fjalë të tjera, ju na ofroni vitrinën e konsensusit, por jo vetë konsensusin. Ju i ofroni opozitës me dorën e komisionit diçka që mund t’i merret me dorën e Kuvendit. Detyrohem të ripohoj se opozita gjithnjë është e distancuar nga çdo lloj teatri politik kundër interesit dhe të drejtës së qytetarëve për një reformë konsensuale deri në miratimin përfundimtar.
Me këtë rast, më lejoni t’ju rikujtoj zoti Rama, se ju keni bërë mandatet pas zgjedhjeve, por nuk i keni fituar në zgjedhje votat e një shumice të cilësuar prej tetëdhjetekatër deputetësh”, thuhet në letër.
Kreu i PD vlerëson rëndësinë e kësaj reforme, e cila sipas tij “është mbi të gjitha reformë e fuqizimit të demokracisë e qeverisjes vendore dhe përafrimit të pushtetit vendor në Shqipëri me standardet më të përparuara evropiane”.
Të shtunën, kryeministri Rama i bëri thirrje publike Bashës përmes një letre, për të arritur mirëkuptim në lidhje me reformën administrative, për shkak të ndryshimeve në hartën zgjedhore dhe impaktit në zgjedhjet e pushtetit vendor të vitit të ardhshëm, por edhe në procesin e atyre parlamentare.
LETRA E PLOTË E LULZIM BASHËS
I nderuar zoti Rama,
Me keqardhje vërej se në letrën që më keni dërguar nuk ka të reja përtej qëndrimeve dhe veprimeve të deritanishme të shumicës suaj në lidhje me reformën administrative-territoriale. Kjo reformë kërkon si minimum konsensus politik mes shumicës dhe opozitës dhe si optimum kushtetues, gjithëpërfshirje të publikut.
Konsensusi ka kuptim vetëm kur finalizohet me votim në sallën e Kuvendit. Në këtë pikë, as teoria, as praktika nuk lënë hapësirë për shpikje apo eksperimente. Në thelb, ju na ftoni të hartojmë me konsensus në komision, por të votojmë sipas numrave në Kuvend.

Me këtë rast, më lejoni t’ju rikujtoj zoti Rama, se ju keni bërë mandatet pas zgjedhjeve, por nuk i keni fituar në zgjedhje votat e një shumice të cilësuar prej tetëdhjetekatër deputetësh.
Në vizionin tonë si opozitë, reforma administrative-territoriale para se të jetë një rivizatim i kufijve të bashkive dhe rajoneve, ka qenë dhe është mbi të gjitha reformë e fuqizimit të demokracisë e qeverisjes vendore dhe përafrimit të pushtetit vendor në Shqipëri me standardet më të përparuara europiane.
Është e trishtueshme që sjellja në rendin e ditës e kësaj reforme përkon me bllokimin e shumëfishtë dhe të përsëritur të pushtetit vendor nga qeveria juaj. Dhunimi dhe kthimi prapa i autonomisë vendore në Shqipërinë e sotme i komprometon rëndë dhe e vë në dyshim tundimin dhe qëllimet e shumicës suaj për të miratuar në mënyrë të njëanshme këtë reformë.
Megjithatë, pavarësisht ngushtimit gjithnjë e më kritik të hapësirës për opozitën në Kuvendin e Shqipërisë, pavarësisht rekordeve të arbitraritetit të mazhorancës dhe fjalorit të padenjë e arrogancës së atyre që kanë për detyrë të japin shpjegime dhe të përgjigjen për shqetësimet që ngre opozita, Partia Demokratike dhe unë i qëndrojmë e do t’i qëndrojmë deri në fund dialogut si vlerë dhe si mundësi e pazëvendësueshme për ecjen përpara të reformave në vend.
Në këtë kontekst, ne jemi të gatshëm të takohemi në çdo nivel, për çdo problem në interes të vendit dhe demokracisë, në radhë të parë për pesë prioritetet e marrjes së statusit dhe hapjes së negociatave me BE-në si interes suprem kombëtar, por edhe për reformën administrative-territoriale.
Pika kyçe që mbetet për t’u pohuar qartë dhe publikisht është një dhe vetëm një: jeni apo nuk jeni për votimin me konsensus të kësaj reforme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Konsensusi në komision është i pamjaftueshëm.
Vetëm pranimi i konsensusit do të bënte të mundur që takimi ynë të mos ishte një rilexim sy në sy i letrave që ju keni preferuar t’i shkëmbejmë publikisht.
Sinqerisht,
Lulzim Basha

(Foto: Letra e kreut të PD Lulzim Bashës drejtuar Kryeministrit Rama)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ref.Territoriale, Fino:Durimi ka kufi. Marsi, afati i fundit për PD