Basha-Ramës: Tani që ke Metën
pse s'dorëhiqesh e garon me mua

Basha-Ramës: Tani që ke Metën<br />pse s'dorëhiqesh e garon me mua
TIRANË-Në ditën e 60 të protestës brenda çadrës, ​kreu i opozitës Lulzim Basha shprehet se është i palëkundur në kërkesat e tij, për krijimin e qeverisë teknike që do i hapë rrugën sipas tij, zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Kryeopozitari i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të dorëhiqet dhe të garojë përballë tij ‘i zhveshur’ nga kostumi i kryeministrit. Në fjalë e sipër, Basha sërish përmend dhe ngacmon mbi Ilir Metën.

Po dil pra zhvishu nga kostumi i kryeministrit dhe garo me mua. Edhe Meta të ka thënë do vij me ty, ç’pret tani liro karrigen pra dhe hapu rrugën zgjedhjeve të lira e të ndershme.
E vërteta është se Edi Ramës nuk i mjafton të dalë në zgjedhje të lira e të ndershme, Rama del në garë vetëm kur është i lodhur me një mijë fije të padukshme me krimin e bandat e tij të drogës.


Por sipas Bashës, Rama ka frikë ta bëjë këtë për disa arsye.

"Se po lëshoi karrigen e kryeministrit ndihet inferior para gjykimit qytetar, ka frikë para gjykimit qytetar, se ka lidhur fatin me një grusht oligarkësh.
Pse nuk del i zhveshur nga privilegjet e pushtetit, nga komanda qendrore e narko-trafikëve me ndihmën e së cilëve e more atë karrige dhe po e mban me thonj".

Por sa më shumë kalojnë ditët në çadër, aq më shumë ashpërsohet retorika e kreut të opozitës, Lulzim Basha.



“Doni të dilni nga çadra?”, Basha pyet protestuesit, ja sa veta thanë ‘Jo’
Protesta brenda në çadrën e opozitës hyri në ditën e 60. Në një moment në fjalimin e sotëm, Basha pyet një grup protestuesish brenda çadrës nëse duan të vijojnë të qëndrojnë aty apo jo.
Gjendja e vendit është kritike, jemi këtu tash 60 ditë duke kërkuar e ofruar zgjidhje. Kjo zgjidhje nuk është për PD, Lulzim Bashën, as për koalicionin opozitar, por për shqiptarët. Doni të tërhiqemi apo jo? Doni të tërhiqeni?”
Në këtë moment, një grup personazh pranë tij ngrihen në këmbë dhe thonë, “Jo, jo, Rama ik”, kurse Basha vendos, ‘Protesta vijon. Asnjë tërheqje, qeveri teknike kusht i patjetërsueshëm”.



“Nxehet” Basha, Ramës: O gomar hallin e faturës sime kam?
Në një fjalim nga çadra e protestës, pas shprehjeve të djeshme “shtet leshi”, Basha etiketoi sot kryeministrin, ‘gomar’.

Pse more gomar o zog gomari, për faturën time jam këtu?
Për faturën time jam këtu? Unë e kam për 75% të shqiptarëve që janë shtresa më ë varfër dhe këtë thashë dje, dhe thashë që këta paguajnë më shumë dhe këtë se luan as topi
”.

Më tej, kreu i PD ironizoi dhe të majtën, duke përmendur deputetin e shkëputur nga PS, Blushin.
Çdo qytetar me dy pare mend e kupton, se nuk duhen dëgjuar vjershat e Taulant Ballës, lexo të paktën Blushit se ai xhoç ka në dorë”.






  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)