TIRANE- Në fjalën e tij drejtuar grupit parlamentar, kryetari i PD-së u ndal tek raporti i Standard & Poors për Shqipërinë. Ai e quajti raportin një alarm dhe një lajm të keq për ekonominë dhe investitorët e huaj që operojnë në Shqipëri.
“Raporti i Standard & Poors është një lajm i keq për ekonominë, për investitorët e huaj që operojnë në Shqipëri. Për hërë të parë, investitorëve të huaj u thuhet se janë të paralajmëruar nëse duan të marrin në sy rreziqe të shtuara për shkak të investimit të tyre në Shqipëri.
Për herë të parë, Shqipëria humb pozicionin për të qenë vend tërheqës për investime. Raporti i Standard & Poors, është një alarm. Që nga 2007 e deri më tani vlerësimi për Shqipërinë ka qenë stabël. Efektët e krizës globale sigurisht u ndien, u prekëm nga ngadalësimi i rritjes së ekonomisë", deklaroi Basha gjatë fjalës së tij në mbledhjen me deputetët demokratë.
Sipas Bashës, shkaku kryesor i kësaj gjendjeje është paaftësia dhe papërgjegjshmëria që po tregon qeveria Rama në administrimin e tatimeve. “Rritja e borxhit në 2013 po sjell është një parashikueshmëri negative për 2014. Taksat e shqiptarëve në vend që të përdoren për investime do të shkojnë për të larë borxhin. Nuk janë parashikuar investime, rritje rrogash apo pensionesh. Viti 2014 do të jetë viti zero i rritjes së rrogave dhe investimeve. Premtimi për “Rilindje” është zeroja”, deklaroi gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Basha deklaroi se, “kryeministri dhe qeveria e tij braktisën në bllok premtimet me të cilat i morën votën shqiptarëve. Premtimi i legalizimit pa para ka dalë një mashtrim i madh. Nuk ka dhe nuk do të ketë ulje të borxhit, shërbim shëndetësor falas, ulje taksash, punësim masiv, rend brenda 100 ditëve e plot premtime të tjera që frynë tullumbacen e Rilindjes”.
“Ka vetëm përkeqësim, rritje e borxhit, krimi, megallomani etj. E kanë bërë nga gjakftohtësia apo kanë në gjak mashtrimin, pyesin sot shqiptarët”, tha para deputetëve demokratë kreu Basha.
Sipas Bashës, tani simboli i zeros do të zëvendësohet me simbolin minus. “Ne si opozitë do të bëjmë zbardhjen e të vërtetave për publikun shqiptar. Asnjë e mirë nuk i vjen vendit nëse ne e lëmë qeverinë të këndojë. Në ëdo lloj mënyrë dhe çdo vend duhet të bëjmë të ditur se, qeveria nuk po mban asnjë premtim, por po e fut në kolaps vendin”, deklaroi Basha.
“Janë dashur vite për të marrë standardet e kompanive më të mira, por u deshën vetëm tre muaj për të shkuar pas. Ne nuk do të lejojmë që Rama dhe të tijët ti fshehin të vërtetat nëpërmjet shfaqjeve televizive, e vetmja fushë ku kanë shënuar arritje”, përfundoi fjalën e tij, para deputetëve demokratë, kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com