TIRANË - Kryetari i PD, Lulzim Basha edhe pse me vonesë reagon sot mbi mundësinë e armëve kimike në Shqipëri.

Ai ka akuzuar qeverinë se heshtja e saj mbi këtë çështje është arbitraritet dhe arrogancë. "Vetëm vota e lirë garanton transparencën dhe llogaridhënien e pushtetit. Pa votë të lirë nuk ka as transparencë, as llogaridhënie. Pa votë të lirë ka vetëm arbitraritet dhe arrogancë. Heshtja e qeverisë për armët kimike është arrogancë, është arbitraritet".

Basha ka argumentuar se "qeveria hesht dhe refuzon të bëjë transparencën, sepse nuk i trembet gjykimit të drejtë të popullit, nuk i trembet gjykimit tuaj, sepse mendon se kur të vijë dita e gjykimit me votë mund ta blejë atë me 2mijë leksha".

Basha ka bërë thirrje, se është jetike që të ngrihemi të gjithë bashkë nesër në orën 14:00 e t'i themi ndal arbitraritetit dhe arrogancës. "Ndal heshtjes për armët kimike! Ndal mosllogaridhënies. Ndal papërgjegjshmërisë. Për të drejtat tona themelore. Për të drejtën e votës së lirë. Për dinjitetin tonë".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)