'Shengeni Ballkanik'/ Basha: Dështimi me integrimin europian s'mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane
Kreu i PD-së Lulzim Basha
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me takimin në Ohër të pesë lidervë të Ballkanit Perëndimor për sa i përket Shengenit Ballkanik.
Basha e ka cilësuar si propagandë anti-evropiane Samitin e Ohrit, duke thënë se nuk mund të zëvendësohet dështimi i integrimit europian me 'Shengenin e Ballkanit'.
Kreu i PD ka hedhur akuza edhe ndaj kryeministrit Rama duke thënë se ai është autokrat dhe i korruptuar, ndërsa shton se tashmë ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj vërtetë.
"Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar. Parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë!" shkruan kreu i opozitës.
Megjithëse Basha e konsideron 'Shengenin Ballkanik' si një propagandë anti-evropiane, kryeministri Rama ka hedhur poshtë të gjithat zëra se ky samit rajonal në Ohër është formë presioni ndaj Bashkimit Europian.
Në fjalën e tij, gjatë konferencës, Rama sqaroi se bashkëpunimi me vendet e rajonit, për të cilat theksoi se është në të mirë të vendit, nuk është diçka e momenteve të fundit, por e deklaruar qysh në krye të herë kur mori drejtimin e qeverisë shqiptare.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, non grata s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!
26 Dhjetor, 18:14
-
Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit
26 Dhjetor, 13:56
-
Basha me kampionin e boksit Mario Cani: Shqiptarët kërkojnë vetëm mundësinë, shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë
26 Dhjetor, 13:22
-
Tiranë/ Protesta e 23 dhjetorit, gjykata liron nga arresti 7 protestuesit e opozitës! Vendosen në masën 'detyrim paraqitje' për pengimin e qarkullimit dhe kundërshtim ndaj policisë
26 Dhjetor, 10:55
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Protesta e Berishës, Faik Basha: Rëndësi ka cilësia, jo numrat! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
25 Dhjetor, 17:47
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
Kur shalngjituri te mbush mendjen
PërgjigjuLangaraq